• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bushati në Bruksel: Greqia nuk e bllokon dot integrimin e Shqipërisë në BE

14 November, 2016
në Aktualitet
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Është në interesin strategjik edhe të Greqisë, për ta mbështetur integrimin europian të Shqipërisë. Problemet mes nesh duhen thënë troç, ashtu siç janë dhe kjo do t’i shërbejë zgjidhjes së tyre.”

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha sot në Bruksel se Greqia nuk do ta pengojë dot procesin e hapjes së negociatave me BE-së. Bushati lajmëroi se ishte takuar me ministrin e  Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, me të cilin kishin diskutuar ridimensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.  Bushati sqaroi se është në interes të dy vendeve dhe rruga e vetme për to, zgjidhja e problemeve të së shkuarës si dhe të atyre aktuale.

“Patëm mundësi të takohemi me përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, të rajonit, me të cilat na lidhin disa çështje në disa procese, siç janë Bullgaria, Greqia, Rumani, Kroacia apo me vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar, me të cilët jemi në një front për çështjet kundër terrorizmit. Kemi pasur mundësi të diskutojmë edhe për çështje të karakterit dypalësh. Me zotin Kotzias kam diskuar edhe më gjatë për zhvillimet e periudhës së fundit dhe kemi rakorduar për nevojën për ta rienergjizuar procesin e dialogut pëmes një  mekanizmi dialogu që kemi ngritur për të ecur përpara me çështjet dhe për t’iu dhënë atyre zgjidhje.

Kemi shtruar për zgjidhje çështje të së shkuarës, por edhe të tjera që kanë interes të prekshëm për qytetarët në dy vendet tonë. Pra, nuk do të përqendrojmë të gjitha energjitë vetëm për çështje që kemi mbartur nga e kaluara.

Nuk besoj që është në interesin e Greqisë apo të Shqipërisë që të ketë një ngërç në procesin e integrimit europian. Gjithmonë kam besuar se duke i shtruar problemet për zgjidhje dhe duke i thënë gjërat troç, ashtu siç janë, do ta përmirësojë marrëdhënien shqiptaro-greke. Unë besoj se Greqia do ta mbështesë Shqipërinë, sepse është edhe në interesin strategjik edhe të Greqisë për ta mbështetur integrimin europian të Shqipërisë“, tha Bushati.

Paraardhëse

Ahmetaj reagon ndaj Bashës: 100 milionë lekë më pak për pajisjet

Pasardhëse

Pendohen terroristët: Si do ta vrisnim ekipin e Izraelit në Shkodër

Pasardhëse

Pendohen terroristët: Si do ta vrisnim ekipin e Izraelit në Shkodër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.