• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bushati del me deklaratën e fortë: PD do të humbë për herë të 6

30 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
102
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i PS-së në Tiranë, Ervin Bushatin është shprehur se PD duhet të largojë Sali Berishën dhe të mos e fusë në parlament, ose në të kundërt “do të humbasin për herë të 6-të”. Këto deklarata Bushati i bëri nga studio e “Report Tv”, ku i pyetur se çfarë do të bëjë PS nëse Berisha futet në parlament, pavarësisht thirrjeve të SHBA, ai u shpreh se këto janë çështje të brendshme të PD. Sipas Bushatit, të djathtët duhet të ‘vaksinohen’ nga Berisha.

“PD ka humbur takimin me realitetin, nëse nuk e kupton realitetin dhe këtë herë, kjo mund të quhet humbja e 6 e PD. Këto janë çështje të tyre të brendshme. PD me këtë sjellje, këtë mentalitet politik dhe lidership që ka, mund të rri edhe 6 mandate në opozitë. PD e ka humbur takimin me realitetin. PD nuk pranon të vaksinohet nga Berisha”, tha Bushati.

Ndalur te kabineti ‘Rama 3’, Bushati nuk përmendi emra të atyre që mund të marrin poste drejtuese, por përmendi 3 pikat ku do të fokusohet ky mandat: Reforma në drejtësi, zhvillimi ekonomik dhe transparenca ndaj qytetarëve. Sipas Bushatit, ka ardhur koha që Shqipëria të dalë nga tranzicioni ekonomik dhe politik.

“Është një përgjegjësi e trefishtë, ne kemi treguar se dimë t’i çojmë deri në duan ato që themi. Në fokus do të jetë zhvillimi ekonomik, duhet çuar përpara Reformën në Drejtësi dhe qytetarët do të kërkojnë më shumë transparencë. Këto janë tre pikat strategjike në ecurinë e këtij mandati. Ka ardhur momenti që Shqipëria të dali nga ajo trysnia dhe të shikojmë drejt një përfundimi të tranzicionit ekonomik, politik e demokratik. Shqipëria duhet të shkojë drejt vendeve që kanë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Duhet të risjellim një model të ri të zhvillimit ekonomik, t’i jepet përparësi zhvillimit të shërbimeve, pra turizmit dhe do të duhet të faktorizojmë të gjitha strategjitë e zhvillimit të gjelbër dhe të kemi një fokus për të zhvendosur barrën fiskale te bizneset e mëdha, te koorporatat dhe taksat të rriten për bizneset e mëdha edhe në Shqipëri. Në mënyrë që të thellohet progresiviteti i taksës progresive. Ka vend edhe për të parë mundësi lehtësimi për bizneset e vogla, ndoshta duke ndërhyrë edhe te TVSH, që për disa ushqime bazë të çohen drejt zeros. Ka ardhur koha t’i japim një shtysë tjetër ekonomisë”, u shpreh Bushati.

Paraardhëse

I jepet lamtumira Sherif Merdanit, djali: Iku i lumtur, se ndjeva kurrë diferencën e moshës

Pasardhëse

Orët e fundit të qëndrimit të ushtrisë së SHBA në Kabul, sa amerikanë presin të evakuohen nga Afganistani

Pasardhëse

Orët e fundit të qëndrimit të ushtrisë së SHBA në Kabul, sa amerikanë presin të evakuohen nga Afganistani

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.