• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bushati bën deklaratën e fortë, rendit arsyet përse PS kërkon shkarkimin e Presidentit Meta

6 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
156
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti socialist Ervin Bushati, argumentoi të gjithë arsyet që kanë dërguar në angazhimin e mazhorancës në nismën për të shkarkuar presidentin Ilir Metën. Në pikëpamjen e Bushatit, Presidenti Meta ka kthyer Kushtetutën dhe është bërë palë politike, e piku sipas tij, ishte sjellja e treguar nga Meta në incidentin e ndodhur në zyrat e Frymës së Re Demokratike.

Intervista:

Ervin Bushati: Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën, është marrë me politikë, ka përdorur gjuhë të papërshtatshme. Jemi të gjithë të unifikuar në vendimin tonë për të shkarkuar Presidentin Meta. Duhet të vendosim një precedent që ai që duhet të jetë President i Shqipërisë nuk është vetëm interes, por edhe sakrificë. Nuk duhet të merresh me politikë, duhet të jesh i paanshëm.

Pyetja: Përplasjet e Metës dhe mazhorancës janë të hershme. Dështuat herën e parë, sa të bindur jei që kjo herë e dytë do të jetë e duhura?

Ervin Bushati: Historia ka treguar që të jesh President i shqiptarëve nuk është privilegj. Ne menduam që do të ishte një njeri që do ia kthente Shqipërisë në të mirë atë që kishte marrë nga politika. Partia e familjes Meta është tkurrur zgjedhje pas zgjedhjeve, aq më shumë tkurrej partia aq më e vështirë bëhej gjuha e presidentit. Ka ardhur koha që Presidenti duhet të jetë presidenti i të gjithë shqiptarëve, jo i një partie.

Pyetja: Cila është pika që derdhi gotën dhe bëri që ju të ndërmerrnit këtë hap?

Ervin Bushati: Ne kemi pasur reagimet tona personale, politike, për mendimin tim akte si ai i revoltimit në një zyrë të një partie ku Presidenti doli nga vetja ishte një pikë kthimi. Më e rënda ishte disa ditë para zgjedhjeve, metafora për sfurqet, sëpatat, apo Vlora bëja fora, do të marrim armët. Disa terma që në orën 12 të drekës të largosh fëmijët nga televizori. Unë një natë, im bir më pyet, babi pse nuk e arreston policia këtë burrin që i gjuan policit. Po sepse është presidenti i thashë, më tha po pse presidenti nuk arrestohet. Nuk dija ç’ti thoja. Duke ditur sjelljen e presidentit. Presidenti ka të njëjtën shqetësim, për të pritur krahët. Patjetër që janë brenda afateve ligjore. Me hapjen e sesionit dhe mbledhjen e parë në seancën plenare, është lëvizur shpejt për të bërë këtë lëvizje. E gjitha ka qenë shumë e shpejt, duke parë edhe atë që ka ndodhur herën e parë me Presidentin Meta.

Pyetja: Presidenti është deklaruar që është i gatshëm të paraqitet në Komisionin e Ligjeve, ku deklaron se do të ishte i gatshëm, po për shkak të axhendës nuk kishte mundësi të ishte i pranishëm, por ka paraqitur një datë tjetër, më 10 maj?

Ervin Bushati: Jetojmë në një Republikë Parlamentare, është e drejtë, që mazhoranca ta kryejë këtë veprim. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në SHBA. U bënë edhe atje pas zgjedhjeve e njëjta procedurë. Edhe ne kemi ndjekur të njëjtën procedurë, është ecur me shpejtësi. Presidenti s’ka qenë 24 orë në takime me ndërkombëtarët. Me ngut e ka pasur presidenti për t’u futur në fushatë elektorale. Ai ka ndryshuar, është një president tjetër dhe argumenton që është një president politik. Ne jemi politikë, mazhoranca është politike, Presidenti nuk duhet të jetë politik. Presidenti Meta është politikë.

Pyetja: A po zhvendoset vëmendja nga shit-blerja e votave?

Ervin Bushati: Fakti që po mbyllet kaq shpejt, i lë zotit Meta kohë të merren me argumentet kryesorë që kanë ngritur për zgjedhjet e 2025. Edhe në 2025, do të jenë fjalitë që do të përdoren për fushatën e 2025. Këto janë argumente politikë të një krahu. Në mendimin tim kjo e çliron presidentin dhe e bën më aktiv. Ai haptazi është palë politike, ka parti politike dhe do të ishte më i çlirët nga ana e tij të merrej me politikë. Presidenti të bëj të vetën, Gjykata Kushtetuese të bëj të vetën. Presidenti duhet të ishte i përgatitur. Unë jam një nga firmëtarët, të gjithë argumentet janë aty, gjithçka do vazhdojë sipas procedurës. Argumentet janë aty, do të bëhen gjërat shumë shpejt, brenda kësaj legjislature. Nëse argumentet tona janë të vlefshme, do t’i vlerësojë gjykata. Për këtë ka qenë beteja jonë, që në fund të ditës për gjithçka të vendosin gjykatat. Komisioni i Venecias e ka dhënë mendimin e vet. Tani ne kemi Gjykatën Kushtetuese.

Paraardhëse

Ilir Meta e refuzoi ftesën e Komisionit të Ligjeve, ‘krahu i djathtë’ i presidentit zbulon arsyet

Pasardhëse

Zbulohen 4 emrat e parë surprizë të Komisionit Hetimor, ja kush do të jetë kryetari

Pasardhëse

Zbulohen 4 emrat e parë surprizë të Komisionit Hetimor, ja kush do të jetë kryetari

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.