• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Bushati-Avramopoulos: Zgjidhje e bashkërenduar evropiane për krizën migratore

18 March, 2016
në Politikë
0
Bushati-Avramopoulos
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi sot një takim me Komisionerin e BE-së për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Qytetarinë, Dimitris Avramopoulos.

Në fokus të takimit ishte kriza migratore, bashkëpunimi me BE-në në çështjet e sigurisë dhe perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ministri Bushati shprehu edhe një herë angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar në përballimin e krizës migratore në kuadrin e një zgjidhjeje të bashkërenduar evropiane dhe në përputhje me kapacitetet e vendit, duke shmangur veprimet e njëanshme që nuk pajtohen me angazhimin për një zgjidhje të përbashkët dhe të qëndrueshme.

Në këtë kuadër, Ministri Bushati theksoi nevojën për koordinim përpjekjesh dhe forcim të mëtejshëm të partneritetit strategjik të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, për përballimin e sfidave të krizës migratore bashkërisht. Ky partneritet strategjik, nënvizoi Bushati, duhet të përfshijë një dialog të përforcuar politik, pjesë e të cilit duhet të jetë edhe perspektiva evropiane e vendeve të rajonit tonë.

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati priti Komisionerin e BE-se per Migrim, Çeshtje te Brendshme dhe Shtetesi, Dimitris Avramopoulos Foto Flori Abazi (2)Ministri Bushati u ndal në bashkëpunimin e ngushtë që ekziston me Italinë, agjensitë e specializuara të BE-së e Kombeve të Bashkuara, si tregues i qartë i angazhimit aktiv e koherent të vendit për të parandaluar flukset e pakontrolluara të emigrantëve dhe trafikimin e tyre.

Komisioneri Avramopoulos vlerësoi gatishmërinë e Shqipërisë kontribuar në përballimin e krizës migratore, si dhe evidentoi nevojën urgjente për zgjidhjen e saj përmes një qasjeje të përbashkët evropiane, duke përdorur të gjitha mjetet e nevojshme politike dhe financiare në dispozicion. Ai shprehu mbështetje për përforcimin e partneritetit strategjik me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, Avramopoulos shprehu vlerësim pozitiv për progresin e Shqipërisë në procesin e reformave që lidhen me sundimin e ligjit dhe integrimin evropian të vendit, duke nënvizuar se ky është një moment i mirë për vendin tonë për të avancuar më shumë drejt Bashkimit Evropian.

Lidhur me çështjet e sigurisë, palët ndanë idenë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të Shqipërisë me EUROPOL.

Paraardhëse

EKSKLUZIVE / Arrestohet Salah Abdeslam, i plagosur në këmbë

Pasardhëse

Nxënësit e shkollave të mesme, vizitë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë

Pasardhëse

Nxënësit e shkollave të mesme, vizitë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.