• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Burri i moçëm i Mirditës, një shekull mbi supe! Pjetër Tusha: 100 vjeç pa asnjë sëmundje (VIDEO)

27 February, 2021
në Shqip+
0
421
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pjetër Tusha është një nga njerëzit më jetëgjatë në vendin tonë. Ai jeton në Mirditë dhe ka mbushur 100-vjeç, teksa vazhdon ende të punojë në bahçe. Në një rrëfim për Report TV ai ka treguar copëza historie që nga koha e Mbretit Zog.

Me një bastun në dorë, Pjetër Tusha, na del përpara tek porta e shtëpisë. E gjetëm duke u marrë me punët e fshatit në Ndërfushas të Mirditës. Pjetër Tusha ka çfarë të rrëfejë.

Ai ka lindur në 3 Qershor të vitit 1920, kur Shqipëria po përjetonte dekadën e dytë të pavarësisë dhe ishin njohur kufijtë territorialë nga fuqitë e mëdha. Burri 100-vjeçar kujton Mbretërinë e Zogut, më pas kohën e pushimit nga italianët, gjermanët dhe instalimin e diktaturës, kur buka shpërndahej me racion.

“Zogu e ka mbajtur pushtetin gjatë, por merrte para borxh në Itali. Nuk kishte ët shlyente dhe shiti Shqipërinë. Më pas erdhi Italia në Shqipëri, e mbushi me ushtarë këtu. Periudha më e mirë ishte në kohën e Italisë. Më pas erdhën gjermanet, dhe më tej pushtetin e mori Partia e Punës. Në komunizëm kemi vuajtur se hoqi tokat dhe gjënë e gjallë. Nuk dilte llogaria mezi jetonim. Një 700gr bukë na jepte”, – tregon Pjetër Tusha për Report TV.

Por cili është sekreti i jetëgjatësisë së këtij burri që rrezaton mirësi?

“Kam pasur sëmundje të vogla si grip, por kam duruar edhe nga të këqijat dhe nuk më bënte përshtypje. Ndërsa shqetësime të tjera s’kam pasur”.

Ai pohon se nuk vuan nga asnjë sëmundje, ndërsa vazhdon aktivitetin fizik, duke u marrë me disa punë të vogla në bahçen e shtëpisë.

“Punoj sa për të kaluar kohën dhe qetësoj trupin, lehtësoj trupin për të mos me lënë trupin pasiv”, – shprehet Tusha.

Është baba i 6 fëmijëve, ka nipër dhe stërnipër. Djali që jeton me të, Ndue Tusha shprehet se jetëgjatësia është në gjenet e kësaj familje.

“Nuk ka pasur asnjë sëmundje, gjithë jetën s’ka bërë asnjë gjilpërë. Nuk ka pirë duhan, ka pirë vetëm pak raki, edhe sot e kësaj dite s’ka asnjë sëmundje. E kemi gjenetike jetëgjatësinë, edhe babai i babait tim ka vdekur 107-vjeç”, – tha ai.

Pjetër Tusha mund të konsiderohet pa frikë si simboli i jetëgjatësisë në Mirditë e përtej saj.

VIDEO:

Paraardhëse

Deputetja greke: Turqia është superfuqi rajonale, ne bëjmë gabim që i besojmë Francës

Pasardhëse

Ish-Drejtor i VOA-s: Një prokuror i ish-regjimit komunist dekorohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Pasardhëse

Ish-Drejtor i VOA-s: Një prokuror i ish-regjimit komunist dekorohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.