• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Burg përjetë, vrau gruan dhe dashnorin

23 February, 2016
në Aktualitet
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokuroria e Riminit kërkoi burgim të përjetshëm për bukëpjekësin shqiptar që vrau gruan e tij dhe dashnorin e saj. Ndërkaq, akuza italiane kërkon gjithashtu burgim të përjetshëm për dajën e tij, peshkatarin 50-vjeçar, i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale. Dënim më të lehtë prokuroria kërkon për të fejuarën aktuale të shqiptarit, e cila akuzohet si bashkëpunëtore në krim. Historia e Dritan Demirajt, 30-vjeçarit shqiptar që vrau të shoqen, pasi i zbuloi lidhjen me një italian, të cilin gjithashtu e masakroi, ka nisur në vitin 2013, kur rrahu djalin e dajës, sepse e kapi me të shoqen italiane. Ndërsa masakra e dyfishtë ka ndodhur më 28 shkurt të vitit 2014 në zonën e Riminit, kur vrau Lidia Nusdorfin, 30 vjeçe dhe Silvio Maninën, 30 vjeç.

Trupi i këtij të fundit u gjet në liqenin e Azzuros. Nga ekspertiza rezultoi se ishte torturuar për orë të tëra para se të hidhej në ujë i pajetë. Ai ishte mbytur me një tel energjie elektrike. Demiraj kontaktoi me Silvio Maninën me anë të “Facebook”-ut. Manina ishte rrahur, zhveshur nudo dhe e kishin kërcënuar që të merrte telefonin dhe të thërriste Lidian. “Do të bëj çfarëdo që doni ju vetëm më lini të gjallë”, ishte lutur ai. Grushte, shqelma, dhunë fizike e psikologjike dhe në një moment i kanë thënë se do ia prisnin edhe lëkurën nëse nuk do t’u bindej kërkesave të tyre. Pasi vrau italianin, Demiraj i dërgoi sms Lidias nga telefoni i Maninës, duke i thënë se e priste që të bënin seks. Sapo ajo erdhi në vendin e takimit, ai e vrau edhe atë. Sakaq, procesi gjyqësor për vrasjen e dyfishtë po mbaron dhe më 14 mars do të jetë seanca e fundit. Peshkatari shqiptar, me zërin e dridhur dhe plot emocione, i tha gjykatës se ai ka vepruar vetëm për të ndihmuar nipin e tij. “Unë nuk kam vrarë askënd, vetëm sa e kam ndihmuar Dritanin për të transportuar kufomat”, ka thënë Sadik Dine.

Ndërkaq, Dritan Demiraj i ka pohuar trupit gjykues se “e kam dashur shumë Lidian, por më tradhtonte. Ajo më tradhtoi edhe me kushëririn tim në Shqipëri. Kam vepruar nga xhelozia. Më vjen keq për familjen Manina, po ai pagoi për veprimet e Lidias dhe për krenarinë time”. Në fakt, historia e Tiranës daton në vitin 2013. Klaudio Dine ka rrëfyer para oficeres gjyqësore Vera Mulgeci, se në janar të atij viti iku në Itali te djali i dajës, Dritani. Pas kthimit në Shqipëri, Klaudio tregon se Lidia i kishte thënë se e donte. “Filloi të më provokojë dhe unë nuk iu përgjigja ashtu siç donte ajo dhe u mbështeta në dhomë, por ajo vjen e më hidhet në krevat, duke më puthur … pastaj unë si çdo mashkull kam kryer marrëdhënie seksuale”, rrëfente kushëriri. Korrikun e 2013-s, Dritani zbuloi lidhjen dhe e qëlloi kushëririn me shishen e birrës, duke e plagosur. Ndërkaq, në Tiranë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm mori në pyetje oficerin e krimeve për lirimin e Dritan Demirajt. Oficeri L.Ferzaj u pyet për procedurën e lirimit të Demirajt pas shoqërimit për rrahjen, por oficeri ka deklaruar se e ka proceduar Demirajn për plagosje të lehtë dhe e ka dërguar procedimin të nesërmen në prokurori.

Paraardhëse

Albin Kurti dërgohet i prangosur në gjykatë

Pasardhëse

PS: Barbarët pushtuan Tiranën. PD: Duhet revolucion demokratik

Pasardhëse

PS: Barbarët pushtuan Tiranën. PD: Duhet revolucion demokratik

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.