• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Bumerang opozitar

21 November, 2017
në Opinion
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Artan Xh. Duka

Retorika më e fundit nga kampi opozitar është se shpresa ka humbur në këtë vend. Dhe këtë e ilustrojnë me maninë për lloton amerikane, prirjen për azil në vëndet e BE etj.

Realisht shpresën e mban gjallë zbatimi i ligjit dhe në demokraci politika luan rol kyç. Qoftë qeverisja e sotme Rama ashtu dhe qeverisja hipotetike e nesërme Basha dhe për ironi, nëse ka humbur shpresa në këtë vënd, ka humbur shpresa tek opozita.

Qeverisje punë-mbarë

Një qeveri e sapoformuar zor se mund të akuzohet se e ka mbushur kupën! Përkundrazi, fillimi është i mbarë. Vullneti për reforma dhe nisja e tyre për të lënë pas shtetin “folklorik” në drejtësi, arsim, mjekësi, administratë, rivitalizimi urban e infrastrukturor etj, nuk vrasin por ringjallin shpresë pas dy dekadash tranzicioni ku shpresa mbeti e pashpresë.

Tirana fillimisht por dhe qytetet e tjera gradualisht, po ofrojnë gjëra si “jashtë-shtetit”. Taksat po paguhen, korrenti nuk po vidhet, semaforët respektohen, të pjell belaja me “qokën” tek përfaqësuesi i shtetit etj gjëra që mbajnë “era” shtet.

Nëse po vret ndonjë “shpresë” kjo qeveri, është shpresa për të bërë afendikojin me postin dhe politikën si rëndom më parë, për të patur në xhep gjykatësin dhe prokurorin si garanci për abuzim, për të shitur diploma universitetesh-kioska etj deformime e zullume që deri dje ishin normë.

E për t’i vënë kapakun, angazhimi i qeverisë për të miratuar e zbatuar reformën në drejtësi, me sponzorizimin e mbikqyrjen direkte të SHBA e Gjermanisë, nuk lë vënd për hamëndje në angazhimin për të ngjizur shtet ligjor.  Një qeveri e zhytur në zullum do të ishte e fundit që do t’i hapte rrugën reformës në drejtësi. Me barazinë reale para ligjit, krijohen edhe premisat reale për integrimin në BE  dhe kjo veç konsolidon besimin dhe shpresën qytetare se korrektësia e ndershmëria ia vlen në jetë.

Nëse ka zhgënjim ndaj qeverisjes është fakti se deri më sot nuk kemi parë drejtësi ndaj abuzimit elitar. Por nëse reforma në drejtësi e garanton atë, pritja ia vlen.

Opozitë që “pështyn” lart

Nëse reforma në drejtësi lidhet direkt me ngjalljen e shpresës tek ky vënd, ajo që konstatohet lehtë është alergjia e opozitës ndaj saj. E njëjta opozitë që ndërkohë bërtet për shpresë, paradoksalisht e minon atë me kundërvënien ndaj reformës në drejtësi, lobimin për moshapjen e negociatave me BE, thirrjet për mosbindje civile dhe veprimet anarkike në rrugë (çadra e famshme), zig-zaget së fundi me imunitetin e deputetëve etj.

Qytetari i thjeshtë e do një plan “B”. Që nëse qeveria merr kot, të ketë një alternativë më të mirë për të ecur përpara. Por kur shikon kush është e “ardhmja” apo qeveria në pritje, ai vërtet mund të lloiset se “e ka marrë ferra uratën në këtë vend” kur ai mendon se dhe nëse qeveria e bën mullar, opozita vetëm mund t’a bëjë akoma më keq. Nëse shpresa po humb në këtë vënd dhe njerëzit po ia çajnë jashtë, ajo po humb se opozita që me përkufizimi është sinonimi shpresës, nuk ofron më shpresë!

Nëse Rama dështon, riciklimi i PD e LSI në pushtet nuk ngjall shpresë. Është i njëjti protagonizëm dhe e njëjta frymë që e mbushën kupën dikur. Është prapë ai që dikur mori Bashkinë me LSI por ia futi “gjumit” dhe Tirana “ngriu” katër vjet. Janë të njëjtët politikanë në orën e të cilëve ndodhën piramidat, 26 maji, Gërdeci, 21 janari, dhurimi detit etj gjëma që vranë shpresën dhe larguan BE.

Është i njëjti protagonizëm e vijimësi gjatë të cilit ndodhi emigracioni masiv i viteve 90 pavarësisht premtimeve për “çekun e bardhë”, largimi pakthim me llotarira, viza apo përshkuar male dhe detra etj.

Azili sot si me “sustë” (njëlloj si hapja e ambasadave dikur) nuk është pasojë e qeverisë Rama por e dëshpërimit dhjetravjeçar të qeverive të mbrapshta të tranzicionit, fushatës disinformuese e manipuluese të një opozite kulisash dhe braktisjes sistematike që i bënë qytetarit dekada me rradhë pikërisht ata që sot bërtasin për shpresë.

Problemi i opozitës nuk është programi, se të gjitha kopjohen nga jashtë, por integriteti, korrektësia e lidershipit dhe zotimi e aksioni opozitar. Lidershipi sotëm opozitar, i stër-provuar më parë, nuk gëzon besim dhe nuk gjeneron shpresë dhe nuk është çudi që degradon në “çadra” anarkie ku gjen vënde plot por jo veten, ngritur me sebepe që dhe vetë opoizita nuk i kujton dot. Që fatkeqësisht, i lënë qeverisë “dorë” të lirë!

Kjo opozitë mund të ofrojë gjithshka përveç shpresës. Si kur braktisi parlamentin dhe ngriti çadrën në bulevard për t’iu kundërvënë realisht reformës në drejtësi duke bërë thirrje për anarki, si kur bën “kauzë” një park lojrash tek liqeni, si kur lobon në BE që Shqipërisë të mos i hapet dera e saj, si kur justifikon dhurimin e detit që dhe vetë greku e pranon se kërkon rinegocim, si kur nxin imazhin e vëndit (jo të PS) me publicitet ndërkombëtar me gjenezë apo të porositur prej saj etj.

Kur opozita bërtet se nuk ka shpresë në këtë vënd, ajo thotë një të vërtetë. Që nëse kjo qeveri bie, bëhet … më keq! Dhe ky nuk është lajm i mirë për askënd. Demokracia mbetet e brishtë me të gjitha “vezët” në një trastë.

Paraardhëse

Në përpjekje për të “zëvendësuar” kryeprokurorin!

Pasardhëse

“Rruga e Elbasanit” dhe guroret e pandëshkuara të Tomorrit

Pasardhëse

“Rruga e Elbasanit” dhe guroret e pandëshkuara të Tomorrit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.