• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Bujar Qamili: Çfarë më tha bashkëshortja për klipin me Luana Vjollcën

7 August, 2018
në Rozë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Që nga java e parë e qershorit, kur u publikua klipi “M’i dhe flakë mallit tim”, nga Bujar Qamili dhe Luana Vjollca, janë grumbulluar më shumë se 7 milionë klikime.

Qysh në orët e para, fansat e dy artistëve, por sidomos luanatours-at, e ndanë në çdo profil të mundshëm për të mbështetur të preferuarën e tyre, e cila, këtë herë qëlloi në shenjë me bashkëpunimin me Bujarin. Edhe pse dy gjenerata të ndryshme, Bujari dhe Luana ishin një dyshe perfekte që i bënë të gjithë për vete. Ajo, një lozonjare e bukur dhe provokuese (siç di të jetë gjithmonë Luana), ndërsa ai, “i djegur” nga malli i saj.

Produksioni dhe orkestrimi i këngës së Bujar Qamilit i kaloi pritshmëritë. Në çdo disko verore, në çdo plazh e në çdo club, “M’i dhe flakë mallit tim” është një prej këngëve që luhen më shumë në playlist-a. Megjithatë, sipas Class, në fillim, kur kënga u publikua, paska qenë dikush që nuk e ka pritur edhe aq mirë…

Bujar Qamili ishte sot i ftuar te “Rudina” për të folur për projektet e tij të reja, planet për verën, si edhe për pasionet e tij. Siç rrëfeu ai ndër të tjera, realizimi me Luanën është pritur shumë mirë dhe ka marrë shumë klikime. Në kohën që kënga transmetohej, Bujari vazhdonte të thoshte në studio “sa e bukur është Luana”, “sa klikime ka marrë kjo këngë”.

Por ndërsa Rudina e pyeti se si është pritur nga të afërmit dhe familjarët e tij ky videoklip, këngëtari shkodran, pa e lënë manjanë humorin, tha se bashkëshortja, në fillim, kishte një problem: “Djali, duke qenë se është muzikant, e pëlqeu dhe e vlerësoi jashtë mase, ndërsa gruaja, në fillim pati pak problem, problem me veten, në fakt…” – tha me të qeshur Bujari dhe pas pyetjes së shpejtë të Rudinës, nëse ishte bërë xheloze, ai tha: “Xheloze jo, por thoshte “mos duhet të kishit dalë pak më ndryshe, mos veshja e saj ndoshta duhet të ishte ndryshe, mos të afroheshit kaq shumë e të tjera si këto”, – vazhdoi këngëtari.

Megjithatë, nuk i zgjati shumë kjo “xhelozi”, siç rrëfeu ai pak më pas: “Tani ka ndërruar mendim, madje sa herë që e dëgjon, e pëlqen shumë.”

Paraardhëse

Presidenti i Iranit i përgjigjet sanksioneve të Trump: Luftë psikologjike, synon ndarjen mes iranianëve

Pasardhëse

Fatos Lubonja i alarmuar: Bazat e NATO-s në Kuçovë rrezik për Shqipërinë. S’kemi ç’e duam

Pasardhëse

Fatos Lubonja i alarmuar: Bazat e NATO-s në Kuçovë rrezik për Shqipërinë. S’kemi ç’e duam

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.