• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bujar Leskaj: Të mësojmë nga Mjeshtri i Madh, demokrati z. Osman Mula

29 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
119
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka publikuar disa pika ku sipas tij “duhet ti studiojmë dhe duhet t’i mësojmë nga Mjeshtri i Madh, demokrati Osman Mula”.

“Mësime shteruese nga artisti demokrat, të cilat duhet t’i studiojnë, zbatojnë; të përfitojnë nga urtësia, kthjelltësia e qartësia e z. Osman Mula, të gjithë anëtarët e Kryesisë së PD, të Kryesisë Ekzekutive të PD, sekretariatet, (të cilët janë zgjedhur me dëshirën e tyre dhe jo me zor), deputetët e PD, (ne, të cilët u kemi borxhe pa fund demokratëve dhe qytetarëve që na votuan e na besuan) dhe çdo drejtues lokal dhe, veçanërisht, ish- drejtuesit e PD ndër vite:

1- Koha është gjykuesi më i mirë që na detyron të bëjmë zgjedhjen më të mirë. Janë ato që garantojnë fitoren nëpërmjet primareve. Por dhe primaret duhet të mos jenë të lobuara padrejtësisht.

2- Edhe ne në këshillin kombëtar duhet të jemi më prezent në jetën politike. Duhet të punojmë me koncept të ri që na dikton koha.

3- Ne duhet t’i themi votuesit se ne do ju kthejmë atdheun e humbur. Duhet t’ia shtojmë besimin shqiptarëve që Shqipëria BËHET.

4- Ne duhet të jemi në terren, të jemi aktivë dhe të besueshëm, të jemi të pranishëm në ekrane, në jetën sociale, në shkrime, në Facebook, të largojmë vesin dhe urrejtjen dhe të mos mendojmë thjesht për interesa personale dhe korruptive.

5- T’u krijojmë hapësirë të rinjve të shkolluar brenda e jashtë vendit.

6- Të punojmë me çdo votues dhe t’i bindim ata që secili të marrë përsipër të afrojë me dhjetra apo qindra demokratë.

7- Këshilli Kombëtar duhet të mblidhet një herë në dy javë dhe t’i vërë detyra secilit. Kush se bën, mund të mos ketë vend në formacion. Votën s’ta dhuron kush, por duhet ta marrësh. Kjo kohë kërkon qëndresa dhe ky ambient (selia e PD) duhet të jetë plot dhe jo si këto 3 muaj, që vetëm 10 fytyra kam parë.

8- Partia Demokratike ka nevojë për një filtër, që ruan ekuilibrat brenda me njerëz elitarë, me botë akademike që të shqyrtojnë projektet, që dalin nga departamentet duke i sugjeruar programe që nga kupola e gjer në këshillin kombëtar. Ky këshill quhet këshilli i të urtëve apo Senati! Po ta thonte ky këshill fjalën se do kaloni mbi trupat tanë, asnjë nuk do ikte nga fronti.

9- Demokratët qëndrestarë duhen shpërblyer në fund dhe jo siç ka ndodhur dhe shumë u lanë mënjanë dhe nuk iu njohën kontributet. Këtu fillon dhe fyerja më e madhe.

10- Duhet të fillojmë urgjentisht nga puna. Të mos fusim lojtarë që na shesin ndeshjen. Sidomos të përmirësojmë marrëdhëniet me SHBA, sepse ne jemi Partia pro-amerikane, anti-komuniste që sollëm pluralizmin në Shqipëri. Ne jemi perëndimorë!

Nuk ka nevojë për fjalë për fjalë të bukura. Të zbatojmë këto mësime të këtij artisti të madh, të këtij demokrati të pastër e të vërtetë, të përkushtuar e që veçse ka kontribuuar e asnjëherë nuk ka përfituar nga PD! Të mos i lodhim njerëzit me me fjali inflacioniste, Parti Konservatore, Parti Konservatore e Qendrës, etj, etj. Partia Demokratike është Partia Demokratike!

Sot më shumë se fjalët që përsëritim duket veprimi, aksioni, protestat kundër këtij sekti, krahas demaskimit duhet me forcë të shfaqim alternativat tona.

Partitë në Evropë dhe në Perëndim fitojnë për veten qytetarët e tyre dhe jo për ne!

Fronti i Shpëtimit Kombëtar është më i gjerë se PD.

Ndryshimi do të vijë nga një front i gjerë dhe aleancë me PL, partitë e tjera opozitare, Shoqërinë Civile dhe vetë qytetarët shqiptarë!””-shkruan Leskaj.

Paraardhëse

Deputetja e PD-së denoncon sërish dhënien me koncension të Butrintit: Po bëhet një plaçkitje qeveritare

Pasardhëse

“2 satelitë hapësinor për të evidentuar ndërtimet pa leje”, Vasili: Për të qeshur dhe për të qarë, Rama është në gjendje të shikojë dhe një kotec pulash jo më kullat në mes të Tiranës

Pasardhëse

“2 satelitë hapësinor për të evidentuar ndërtimet pa leje”, Vasili: Për të qeshur dhe për të qarë, Rama është në gjendje të shikojë dhe një kotec pulash jo më kullat në mes të Tiranës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.