• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bujar Leskaj paralajmëron zhvillime, tregon çfarë do ndodhë në PD: Vjeshta do jetë e nxehtë

29 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4.9k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i PD, Bujar Leskaj parashikon se kjo vjeshtë do jetë e nxehtë për sa i përket skenës politike. Ai shprehet se Partia Demokratike, si shpresë për demokratët dhe qytetarët shqiptarë, duhet të jetë e gatshme dhe e përgatitur për një aksion të fortë opozitar.

Postimi i Leskajt:

“Në diversitet mendimi, por të bashkuar në veprim!

Vjeshta e këtij viti do të jetë një vjeshtë e nxehtë. Partia Demokratike, si shpresë për demokratët dhe qytetarët shqiptarë, duhet të jetë e gatshme dhe e përgatitur për një aksion të fortë opozitar, brenda Parlamentit, por edhe jashtë tij, në rrugë e sheshe, me protesta e organizime demokratike kundër sektit Rama.

Për këtë arsye PD duhet që brenda Kuvendit të Shqipërisë të kërkojë dhe të insistojë me forcë rikthimin në axhendën e ditës për prioritetet absolute të PD në këtë vit:

– krijimin dhe funksionimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për grabitjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021;

– Reforma Zgjedhore;

– ReformaTerritoriale, si edhe:

– denoncimi integral i të gjitha aferave korruptive të sektit Rama.

1- Të gjithë deputetët e PD, pavarësisht qëndrimeve që mund të kenë për momentin, duhet të insistojnë dhe rikërkojnë krijimin dhe funksionimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për grabitjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021!

Në 25 prill 2021, padrejtësisht, shqiptarëve iu mohua ndryshimi, e ardhmja, perspektiva europiane nga ata, të cilët me prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit, me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe shkeljen e të gjitha principeve morale e ligjore, me blerjen masive të votave, shpërdorimin e fondeve publike para dhe gjatë zgjedhjeve, prokurimet publike, punësimet tremujore, premtimet për legalizime të banesave e njësive tregtare që prishin sot, shantazhimin e qytetarëve shqiptarë, nëpërmjet sistemit të patronazhistëve, kryen një masakër të vërtetë zgjedhore, duke deformuar votën dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve.

2- Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo- Territoriale dhe organizimi i tryezave të punës në mbarë vendin.

Qëllimi i vërtetë i Ramës në vitin 2015 nuk ishte vetëqeverisja vendore, por, krijimi i zonave elektorale, ashtu siç i interesonte atij. Pasi për Ramën dhe sektin e tij, çdo vendim është përfitim monetar dhe kalkulim votash, dhe normalisht qytetarët nuk llogariten fare.

Reforma Territoriale duhet të jetë një nga prioritetet e PD. Për ta çuar shërbimin pranë qytetarit, për t’i dhënë atij mundësinë të zgjedhë përfaqësuesit e vet.

Ndaj PD duhet të kryejë tryeza në të gjitha qytetet e Shqipërisë duke ftuar të gjithë ekspertët, ish- funksionarët e lartë vendorë që të bashkohen me PD, të japin kontributin e tyre në këtë proces shumë të rëndësishëm.

3. Reforma zgjedhore

Reforma zgjedhore për PD është një tregues i rëndësishëm për forcimin e demokracisë funksionale në Shqipëri dhe një nga kushtet për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Nëpërmjet Reformës Zgjedhore Shqipërisë duhet t’i kthehet legjitimiteti dhe demokracia, autonomia dhe eficienca e pushtetit vendor në shërbim të qytetarëve.

4- Denoncimet integrale të gjitha skandaleve dhe aferave korruptive të sektit Rama, të cilat herë shfaqen hapur e herë si maja e ajsbergut.

Dhe denoncimet duhen kryer integralisht për të gjitha skandalet, tenderat sekretë e pa konkurim, grabitjen e pasurisë publike e private, PPP, skandalet e ARRSH, krizën energjitike, vendosja e pasurive publike dhe goditja e qytetarit në funksion të oligracisë në vend, etj.

Po brenda PD cfarë duhet bërë ?!

Të gjithë deputetët e PD të jenë bashkë dhe pa rrjedhje votash. Çdo votë për nismat ligjvënëse të Ramës, me përjashtim të Komisionit Hetimor, Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale, vetëm sa shton agoninë e shqiptarëve dhe i zgjat jetën Ramës dhe sektit të tij në pushtet.

Deputetët duhet të kuptojnë se çdo votë për nismat e Ramës i jep oksigjen një regjimi që ka vënë përfund Shqipërinë e shqiptarët.

PD duhet të jetë e bashkuar, duke njohur fraksionet dhe lirinë e fjalës e të mendimit ndryshe përballë këtij sekti, që ka 9 vite në pushtet. Por edhe nëse nuk bashkohet momentalisht PD dhe pjesa tjetër e PD duhet të bashkëpunojnë në kuadër të një Fronti së bashku me Partinë e Lirisë dhe partitë e tjera opozitare dhe vecanërisht me shoqërinë civile kundër Ramës dhe për të gjitha çështjet e tjera në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Partia Demokratike duhet të shkojë në bazë, te demokratët e thjeshtë, në mënyrë që aksioni opozitar të ketë kuptim dhe forcë, duke iu ringjallur shpresën demokratëve dhe shqiptarëve.

Jashtë Kuvendit, PD ka nevojë për një analizë të thellë, kapilare e vertikale, duke shmangur gjuhën fyese, denigruese ndërmjet dhe ndaj deputetëve të saj në shtypin e shkruar, mediet vizive apo portale, analizë, e cila duhet të jetësohet që javën e parë të shtatorit e përgjatë tij.

Duhet kuptuar që duke thirrur për bashkimin dhe duke punuar për përçarjen, PD dhe demokracia në Shqipëri dëmtohet realisht. Kemi mbi një vit të përçarë e me probleme të brendshme dhe nga kjo situatë vetëm Rama dhe sekti i tij kanë përfituar.

Kjo analizë duhet të vlerësojë realisht të gjithë ata demokratë, që punuan në zgjedhjet e 25 prillit, kontributorët ndër vite, themeluesit e PD 1990, 1991, 1992, të gjithë ata që e ringritën në vitin e mbrapshtë 1997, që e risollën në pushtet në 2005, por edhe të gjithë ata demokratë, të cilët u larguan dhe iu ribashkuan PD në këta muaj kaq të vështirë, apo edhe ata deputetë që kanë mbajtur e mbajnë qëndrime ndryshe për problemet koherente.

Askush nuk është i tepërt në PD dhe askush nuk ka të drejtë të largojë demokratët, drejtues, ish-drejtues dhe deputetë të PD.”-shprehet Leskaj.

Paraardhëse

Dorëheqja e papritur e Gledis Nanos, ish-ministri i Drejtësisë hedh dyshimet e forta: Kush e shkarkoi Drejtorin e Policisë së Shtetit

Pasardhëse

Rama kritikon BE: Kur ishte lufta për vaksinat, Serbia iu drejtua Kinës dhe Rusisë, ne po të mos ishte Erdogan do kishim shkuar drejt fatalitetit

Pasardhëse

Rama kritikon BE: Kur ishte lufta për vaksinat, Serbia iu drejtua Kinës dhe Rusisë, ne po të mos ishte Erdogan do kishim shkuar drejt fatalitetit

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.