• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bujar Leskaj: Arsyeja pse sekti Rama po zeron portin mijëvjeçar të Durrësit

17 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka zbuluar arsyen se pse kryeministri Edi Rama po zeron portin e Durrësit.

Leskaj shkruan se: “Sekti Rama, për të siguruar fitime kolosale nga kjo aferë e Portit të Jahteve dhe Marinës në Durrës, nuk ndalet në zerimin gradual të portit tregtar mijëvjeçar, pa marrë parasysh kreditë që duhen paguar për modernizimin e portit aktual, as edhe dëmet që i shkaktohen ekonomisë së Kosovës, nga zhvendosja e Portit. Për të mos folur për mbi dy miliardë euro kosto të zhvendosjes dhe ndërtimit të portit të ri në Porto Romano, që do t’i përballojnë qytetarët shqiptarë nga taksat e tyre.”

Postimi i plotë:

“Porti i Durrësit si porti më i madh në vend është njëkohësisht dhe porti më i investuar. Vetëm gjatë dy dekadave të fundit, në këtë port janë modernizuar kalatat, pajisjet dhe shërbimet. Ai ka arritur të përpunojë rreth 4 milionë tonë mallra në vit, duke dalë me fitim në dhjetra milionë euro në vit.

Që porti të zhvillohej dhe të arrinte një rentabilitet të mirë, janë bërë investime me kredi të buta afatgjata, marrë nga institucione ndërkombëtare financiare si Banka Evropiane e Investimeve(BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), mbi bazën e masterplaneve dhe planeve të tjera të zhvillimit të portit.

Aktualisht Porti i Durrësit vijon të paguajë këstet dhe interesat e 92 milionë eurove kredi afatgjata të marra nga BERZH dhe BEI, për modernizimin e tij.

Papritmas, qeveria e Liderit Global, e braktis portin mijëvjeçar dhe gjithë investimet mbi të. Ajo po kërkon ta spostojë në Porto Romano, për t’i lënë vend në hapësirën e portit, ndërtimit nga një miliarder arab, kryesisht të 12,600 apartamenteve të banimit, për t’i shitur. Madje e ka bërë fakt të kryer këtë!

Lajmi i zerimit gradual të portit të Durrësit dhe i zhvendosjes së tij diku gjetiu, ka bërë që kompanitë e mëdha detare të transportit të mallrave me konteinerë, të nisin përpjekjet të largojnë aktivitetin e tyre nga Porti i Durrësit, në drejtim të porteve të Pireut në Greqi dhe të Kotorrit në Malin e Zi. Kjo, pasi këto kompani punojnë me plane paraprake transporti dy deri në tre vjet më përpara dhe mbyllja graduale e portit të Durrësit, për t’u rindërtuar në një vend tjetër, u krijon pasiguri. Sa kohë do të kërkojë ky rindërtim: 5, 7, 10 vjet? Asgjë nuk është e sigurt tashmë.

Nga ky kufizim në vijimësi i aktivitetit të transportit tregtar detar në port, do të preket në të ardhmen dhe aktiviteti i mallrave tranzit për në Kosovë. Vitet e fundit panë rritjen e vëllimit të mallrave tranzit për në Kosovë, nëpërmjet shërbimeve të portit të Durrësit.

Kompanitë e mëdha importuese nga Kosova i orientuan anijet ku porosisnin mallrat, për në Portin e Durrësit, pasi kostot e transportit ishin më të pakta dhe koha më e pakët, në krahasim me përpunimin e këtyre mallrave në portet Pire të Greqisë, apo në Kotorr të Malit të Zi. Po ashtu, edhe kosto e transportit Durrës-Prishtinë është më e ulët, nga ajo Selanik-Prishtinë, apo Kotorr-Prishtinë. Vetë Porti i Thatë në Prishtinë nisi të zgjerohej dhe zmadhohej, mbi perspektivën e rritjes së aktivitetit tregtar dhe përpunues të konteinerëve, nga aksi Durrës-Prishtinë. Tani, me zhvendosjen e portit të Durresit dhe me faktin që nuk dihet se sa kohë kjo zhvendosje do të marrë, i gjithë i transportit detar për në Kosovë, nëpërmjet Durrësit, vihet në pikëpyetje.

Sekti Rama, për të siguruar fitime kolosale nga kjo aferë e Portit të Jahteve dhe Marinës në Durrës, nuk ndalet në zerimin gradual të portit tregtar mijëvjeçar, pa marrë parasysh kreditë që duhen paguar për modernizimin e portit aktual, as edhe dëmet që i shkaktohen ekonomisë së Kosovës, nga zhvendosja e Portit. Për të mos folur për mbi dy miliardë euro kosto të zhvendosjes dhe ndërtimit të portit të ri në Porto Romano, që do t’i përballojnë qytetarët shqiptarë nga taksat e tyre”, ka shkruar ai.

Paraardhëse

Ish deputeti kritikon ashpër kreun e SPAK: Kraja ka frikë nga e kaluara, ja si e ka shpërdoruar detyrën

Pasardhëse

“Prej 10 ditësh Greqia kërkon për hidrokarbure në Jon”, ish-zv. komandanti i Forcave Detare ngre alarmin dhe i bën thirrjen e fortë institucioneve

Pasardhëse

“Prej 10 ditësh Greqia kërkon për hidrokarbure në Jon”, ish-zv. komandanti i Forcave Detare ngre alarmin dhe i bën thirrjen e fortë institucioneve

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.