• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Britanikët në “gjueti” për shqiptarët, krisen marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipëria notë proteste ndaj Anglisë

15 January, 2023
në Kryesore, Politikë
0
198
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, vijojnë të tensionohen, kjo pas deklaratës së papranueshme të Ministrit të Britanisë për Emigracionin, Robert Jenrick, i cili edhe njëherë i quajti shqiptarët “kriminelë”.

Kjo deklaratë e Jenrick solli një reagim të ashpër nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila përmes një postimi në “Twitter” , u shpreh e tronditur nga gjuha e përdorur nga Ministri.

Pas reagimit të Xhaçkës, qeveria shqiptare ditën e nesërme, do të dorëzojë notë proteste ndaj Britanisë së Madhe.

Newsbomb.al mëson se nesër në ambientet e Ministrisë së Jashtme pritet të thërritet ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith.

Kujtojmë se Ministri britanik, Robert Jenrick, bëri një deklaratë shokuese ndaj shqiptarëve, duke theksuar edhe njëherë që “gjuetia” ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe nuk do të ndalë.

Ai u shpreh se qeveria britanike, po punon për të gjetur të gjithë shqiptarët që janë ilegalisht në Britani dhe t’i kthejnë ata në vendin e tyre të lindjes.

“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shtetasve të huaj. Dje vizitova një qendër imigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt. Të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta emigrantët e paligjshëm por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë”, tha ai.

Kjo deklaratë e Jenrick, solli dhe revoltën e qeverisë shqiptare ku ishte Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila përmes një postimi në “Twitter”, u shpreh se kjo deklaratë e ministrit është e papranueshme.

“I tronditur përtej fjalës kur dëgjoj një Ministër Shteti të ngarkuar me Emigracionin të përdorë një gjuhë të tillë për disa vota më të mjera.”Gjeni #shqiptarin, ndaloni #shqiptarin”.

Një linçim verbal i një grupi të tërë etnik në gjuhën që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë, pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave Shqipëri-Britami që vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në Britani dhe kontributin e tij të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve.

Një veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër i një demokracie të madhe që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”, tha Xhaçka.

Paraardhëse

Reagojnë për herë të parë familjarët e Luizit: Portalet që shkruajnë sikur Luizi nuk flet me familjen e tij, janë trillime dhe shpifje shumë të ulëta

Pasardhëse

Kriza e çmimeve, “Shteti ka mundësi të zbusë situatën”, flet deputeti i PD: Nëse milionat s’do fshiheshin në aspiratorë

Pasardhëse

Kriza e çmimeve, “Shteti ka mundësi të zbusë situatën”, flet deputeti i PD: Nëse milionat s’do fshiheshin në aspiratorë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.