• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Brisida Shehaj zbardh detajet e skandalit: Nëse del lista e bashkëpunëtorëve të padeklaruar të SHISH do të ishte një tmerr

3 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
464
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Hakerat iranianë publikuan një ditë më parë një listë ku pretendohet se janë përfshirë të gjithë punonjësit e Shërbimit Informativ Shqiptar. Të dhënat për ta, të marra nga sistemet kompjuterike të institucioneve, janë publikuar nga faqja “Homeland Justice” në Telegram, sikurse edhe shumë dokumente të tjera më parë, të përftuara, sipas hakerave, përmes ndërhyrjes në sistemet online të vendit tonë.

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, tha se kjo thyerje e sigurisë mund të jetë shumë më e dëmshme nëse hakerat kanë në dorë edhe listën e bashkëpunëtorëve të padeklaruar të SHISH.

“Çka është më e rëndë për mua është ajo lista e 600 punonjësve të SHISH e publikuar dje. Shpresoj shumë që të jetë lista e punonjësve të deklaruar në tatime, shpresoj të mos jetë lista e bashkëpunëtorëve të SHISH, tek e cila as ne te Tatimet nuk kishim akses”, tha Shehaj në “Dita jonë”.

“Do të ishte e mira që këto të mos dilnin sepse do të ishte një tmerr shumë i madh nëse këto publikohen. Unë nuk e njoh strukturën e SHISH, shpresoj që ata 600 emra të jenë punonjësit e deklaruar zyrtarë dhe shpresoj që hakerat të mos e publikojnë kurrë këtë listë”.-tha ai.

Para disa ditësh, hakerat publikuan edhe të dhënat për automjetet e shqiptarëve, si dhe të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama, bashkë me udhëtimet e tij jashtë vendit që janë regjistruar në sistemin TIMS.

Grupi i hakerave iranianë i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, ka publikuar më parë e-mailet e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, si dhe ka nxjerrë në publik numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë.

Paraardhëse

Ina Kollçaku flet për dhunimin e të moshuarës: Nuk jam e çuditur, dihet që i vjedhin edhe ushqimet e rrobat nëpër azile

Pasardhëse

Yuri Kim sërish në SPAK, takohet me Arben Krajën

Pasardhëse

Yuri Kim sërish në SPAK, takohet me Arben Krajën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.