• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Breshëri la pa prodhim fermerët e Perondisë në Kuçovë, viti i dytë që gruri e pemët dëmtohen, asnjë dëmshpërblim, Dr. i Bujqësisë: 75 milion lekë dëme

8 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
50
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Valentina Kallmi është një fermere nga fshati Perondi e Kuçovës, ku ajo kishte mbjellë 15 dynym me grurë, por nuk arrit të marrë as 4 kuintalë për shkak të dëmeve nga reshjet e dendura me breshër të muajit maj.

“Unë quhem Valentina Kallmi, banore e fshatit Perondi. Ne na ra një breshër e madhe dhe na mori të gjitha të mbjellat. Nuk na la asgjë. Ne jemi të falimentuara. Kishim 15 dynym grurë, plus pemë frutore. Këtë vit humbja shumë e madhe, nuk kemi marrë farë prodhim. Kemi marrë vetëm 4 kuintal grurë. Ne jemi pa punë. Bujqësia është e vetmja e ardhur. Ne me bujqësinë merreshim. Të gjitha tokat falimentuan. Të na vlerësojnë dëmin që kemi pësuar. Nuk mbjellim dot tokat kur nuk kemi të ardhura. Shteti na e vlerësoi mbjelljen e grurit. Edhe naftën e aplikuan por se kemi marrë”, tha fermerja.

Moti i keq i dëmtoi fermerët e kësaj zone edhe në shumë kultura të tjera, për të dytin vit radhazi, por asnjëherë nuk kanë marrë dëmshpërblim.

Apelit të Valentinës për ndihmë nga shteti, i bashkohen dhe të tjerë fermerë të zonës që mbajnë familjen me të ardhurat që marrim nga bujqësia.

“Reshjet na kanë dëmtuar dhe vitin e kaluar. Kishim 5 dynym grurë dhe kemi marrë vetëm 20% prodhim. Këtë vit kemi mbjellë më shumë. As 20% të shpenzimeve nuk kemi marrë. Qe breshëri shumë i dendur dhe na ka dëmtuar jashtë mase. Na është dëmtuar edhe jonxha. Merremi vetëm me bujqësi dhe blegtori. Nuk kam marrë as naftë dhe asnjë gjë”, tha Selaudin Hoxha, fermer i fshatit Perondi.

“Unë këtu kam 4 dynym e gjysmë me pjeshkë dhe dardha. Sa mora arkat që të vilja i kapi breshëri. Nuk mora asnjë kokërr. Është dëmtuar”, tha fermeri tjetër.

Në terren përllogaritjet janë bërë dhe sipas drejtorit të i drejtorisë së Bujqësisë në Kuçovë, Nazmi Sula, vlera e dëmeve arrin 75 milionë lekë.

“Këtë vit ka pasur rënie të shumta të reshjeve. Janë shoqëruar dhe me breshër. Data 19 maj, pati dëme shumë të mëdha në njësinë administrative Perondi. U dëmtua kultura e grurit, pemët frutore, kultura e hardhisë dhe kulturat perimore. Vlera totale e dëmit e datës 19 maj është 75 milion lekë të reja. Kjo vlerë është fitimi neto që do të merrnin fermerët tanë. Kemi dërguar një kopje tek drejtoria e Bujqësisë së Korçës”, tha Nazmi Sula, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Kuçovë.

Përveç kulturës së grurit, dëme ka pasur edhe në jonxhë, pemët frutore, kulturën e hardhisë dhe ato perimore.

Paraardhëse

Rraja la mandatin e deputetit, Bardhi: Dështoi shteti përballë bandave me pushtet politik, dhuna shtazarake është shokuese, institucionet të pafuqishme për zbatimin e ligjit

Pasardhëse

“Mos shko te gurorja”, flet banori: Ish-shefi i komisariatit më bëri presion me burg

Pasardhëse

“Mos shko te gurorja”, flet banori: Ish-shefi i komisariatit më bëri presion me burg

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.