• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Braçe replika të ashpra tek Komisioni mes Ibrahimajt dhe Shalsit

22 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
52
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në komisionin e Ekonomisë të zhvilluar ditën e sotme ka pasur përplasje dhe reagime të forta. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka propozuar TVSH për ndërtesat në zonat rezidenciale dhe ato në bregdet.

Sipas deputetit të PS, përjashtimi i këtyre ndërtesave nga TVSH-ja po dëmton turizmin dhe de-natyron mjedisin. Sipas tij nga ndërtimet në zonat periferike po zhduket koncepti i fshatit.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha këto propozime do të përfshihen në ligjin e ri që do të bëhet për taksimin e pasurive. Braçe pati një debat edhe me kreun e Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi.

Debati:

Braçe: Propozoj që të hiqet përjashtimi për furnizimin e ndërtesave apo i pjesëve të një ndërtese, si edhe furnizimi i tokës, në të cilën qëndron ndërtesa, përveç furnizimit të procesit të ndërtimit.

Shalsi: Faleminderit.

Braçe: Ca faleminderit ca faleminderit, një herë flet ti një herë flet ajo më lini ta mbaroj. Propozoj të hiqet përjashtimi për furnizimin me tokë dhe përjashtimi për shitjen e parë. Përjashtimi të hiqet për ndërtesat rezidenciale jashtë zonave urbane dhe në zonat bregdetare. E bëj këtë propozim për arsye turistike, modeli ynë i turizmit me ndërtesa, që shiten tek individë që e përdorin vetëm një muaj për turizëm po shkatërron turizmin. Nëse duam ti japim hapësirë, duhet ti kishim dhënë hapësirë strukturave turistike, që përdoren për turizëm jo për tu shitur. Ti vëmë fre historisë që edhe po na zë tokën bregdetare, po zë edhe periferinë e Tiranës por edhe po përhapet pasivisht në çdo periferi të çdo qyteti. Po na denatyrojnë edhe fshatin, fshati natyral nuk ekziston më as në librat e shkollës.

Ibrahimaj: Sa i takon propozimit të Braçes, përgjigja jonë është që ka shumë masa që do jenë pjesë e strategjisë afatmesme. Ne jemi duke punuar për një ligj për tatimin mbi të ardhurat dhe për ligj të ri për taksimin e pasurive ku futet shitblerja e pronave. Nuk duam të bëjmë ndërhyrje të nxituara, kemi vendosur që këto taksa që prekin ndërtimin, të përfshihen në ligjin e ri.

Braçe: Shumë mirë që po e bëni të studiuar pjesën e ndërtimit, më së shumti të ndërtimit të shtrenjtë që e shet vilën 1 milionë euro. Pse nuk e mendoni kaq gjatë edhe përjashtimin e bujkut? Këtyre njerëzve u janë bërë favore, duhet ti thuhet stop furnizimit me 0 TVSH. Meqë këta marrin leje për të ndërtuar në zona rezidenciale për turizëm, duhet tua bëjmë të shtrenjtë shitjen e parë të tyre që të mos denatyrojnë lejen. E marrin lejen për turizëm dhe më pas e shesin.

Paraardhëse

Evi Kokalari padit në SPAK deputetin e PD-së

Pasardhëse

E puthi vet e para, Sarah ka një kërkesë për Pajtimin

Pasardhëse

E puthi vet e para, Sarah ka një kërkesë për Pajtimin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.