• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Braçe kërkoi kallëzim penal, PS e emëron kryetar të këshillit bashkiak

6 August, 2019
në Aktualitet, Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zëvendës kryeministri Erion Braçe e akuzoi pesë ditë më parë si të çmendur dhe kërkoi kallëzim penal por sot Asaf Stroka u zgjodh në krye të këshillit bashkiak të Sarandës.

Pas konstituimit të këshillit bashkiak të Sarandës, socialistët zgjodhën përmbaruesin Asaf Stroka në krye të tij. Ai ishte kryetar i Përmbarimit të Sarandës dhe emri i tij u bë i njohur për publikun pasi urdhëroi AKU-në të hiqte sekuestron ndaj një punishteje ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme mishi dhe prodhime deti të skaduara.

Në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe zv/kryeministri Erion Braçe i cili më 1 gusht shkroi në një postim në Instagram:

“Më datë 31 korrik, gjykatësi Elidon Papazisi ka hequr masën e bllokimit dhe përmbaruesi Asaf Troka, pa njoftuar zyrtarisht AKU-në ka qenë në punishte dhe ka hequr të gjitha vulat e bllokimit! A keni turp gjykatës e përmbarues bashkë?! Thoni në vendim duke e justifikuar atë se po mbroni interesin publik; jeni çmendur apo çfarë? Cili është interesi publik, të hash pula të skaduara? Apo të hash sallam prej tyre?”

Braçe shtoi gjithashtu se kishte kërkuar nga AKU që të vlerësonte procedurat e ndjekura nga përmbaruesi Asaf Stroka dhe nëse shihte vepër penale ta kallëzonte.

“Po ashtu i kam kërkuar AKU te vlerësojë procedurat e ndjekura nga përmbaruesi e nëse sheh vepër penale ta kallëzojë. Boll më!”mbyllte Braçe postimin e tij

Por pesë ditë pas kërkesës për kallëzim penal dhe akuzave për papërgjegjshmëri dhe cmënduri Asaf Stroka emërohet në krye të këshillit bashkiak Sarandë me votat e anëtarëve të Partisë Socialiste. /Opinion

FOTO:

View this post on Instagram

ZOTI GJYKATES, A I HA TI KETO FILETO PULE? ZOTI PERMBARUES, I HA TI KETO FRUTA DETI? PO FEMIJEVE TUAJ, A UA JEPNI PER TI NGRENE? NESE JO, PSE DUHET TI HANE FEMIJET E NJEREZVE TE ZAKONSHEM TE KETIJ VENDI? Ne date 25 korrik, AKU VLORE, ka bllokuar ne Sarande ne dyqanin e punishten e mishit te shtetasit Arben Haki Mehmeti keto produkte: 1. Fileto pule 1560 kg me date skadance 27. 03. 2019; 2. Mix fruta deti 640 kg me date skadence 20. 10. 2018; 3. Fileto pangasio 1120 kg me date skadence 10. 11. 2018; 4. Pite elviart 1500 cope me date skadence 8. 03. 2019; 5. Patate brasili 100 kg me date skandence 30. 09. 2015; 6. Fileto pule 564 kg me date skadence 2. 01. 2019; 7. Fileto pule Pechugan 720 kg me date skadence 18. 11. 2018; 8. Kofshe derri Seara 540 kg ma date skadence 20. 07. 2019; 9. Shpatull deri 100 kg e paambalazhuar e pa etiketuar, dhjam deri po ashtu 500 kg etj etj gati 7 tone produkte te tilla! AKU KA BLLOKUAR TE GJITHA KETO PRODUKTE, DYQANIN DHE PUNISHTEN E SALLAMIT! Me date 31 korrik, gjykatesi Elidon Papazisi ka hequr masen e bllokimit dhe permbaruesi Asaf Troka, pa njoftuar zyrtarisht AKU-ne ka qene ne punishte dhe ka hequr te gjitha vulat e bllokimit! A KENI TURP GJYKATES E PERMBARUES BASHKE?! Thoni ne vendim duke e justifikuar ate se po mbroni interesin publik; JENI CMENDUR APO CFARE? Cili eshte interesi publik, te hash pula te skaduara? Apo te hash sallam prej tyre? AKU DJE KA RIINSPEKTUAR DHE KA BLLOKUAR SERISH CDO GJE! Nderkohe i kam kerkuar AKU te njoftoje cdo institucion qe merret me veprimtarine e gjykatesve, perfshire KLGj e ONM. Po ashtu i kam kerkuar AKU te vleresoje procedurat e ndjekura nga permbaruesi e nese sheh veper penale ta kallezoje. Boll me!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on Aug 1, 2019 at 3:46am PDT

Paraardhëse

“Halli i tij është ajo që do të publikohet nesër”, krahu i djathtë i Ilir Metës i përgjigjet menjëherë Taulant Ballës

Pasardhëse

Ilda Bejleri tregon më në fund me kë po i kalon pushimet

Pasardhëse

Ilda Bejleri tregon më në fund me kë po i kalon pushimet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.