• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Borrell: 21 nëntori nuk duhet të na gjejë pa marrëveshje për targat

15 November, 2022
në Kryesore, Rajon
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, tha se Kosova e Serbia janë në udhëkryq, dhe duhet të vendosin nëse duan t’i kthehen së kaluarës apo të shkojnë drejt BE-së.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, e cilësoi situatën e sigurisë në Kosovë si më të rrezikshmen që nga viti 2013. Pradaj ai i kërkoi Kosovës fleksibilitet për targat, ndërsa serbëve u kërkoi që të kthehen në institucionet e Kosovës. Këto deklarata shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel, i bëri pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt në Bruksel. Ministrat e Jashtëm të BE-së disktutuan edhe për ndikimin që ka pushtimi rus i Ukrainës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Situatë e rrezikshme që kërkon fleksibilitet

“Mund të them që jemi duke u përballur me krizën më serioze në dhjetë vjetët e fundit dhe të dyja palët duhet që urgjentisht të tregojnë gatishmëri për uljen e tensioneve. 21 nëntori nuk duhet t’i gjejë Kosovën dhe Serbinë pa një marrëveshje për targat, sepse në të kundërten mund të kemi një situatë të rrezikshme”, tha Borrel.

Borrell: Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucionet e KosovësBorrell: Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucionet e Kosovës
“Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucionet e Kosovës, autoritetet e Kosovës të tregojnë fleksibilitet për targat, e të punojnë në implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa vonesa”, tha Borrell.

Ai bëri të ditur se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, do të jetë shumë shpejtë në Bruksel për të biseduar për çështjen e targave edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. Gjatë ditë së hënë, shefi i diplomacisë evropiane, tha se i ka dorëzuar Kosovës dhe Serbisë një propozim për zgjidhjen e krizës aktuale, por nuk bëri të ditur detaje.

Propozim për zgjidhjen e krizës aktuale

“Duhet të gjejmë një rrugëdalje nga kjo krizë. Kemi paraqitur një propozim për dalje nga kriza, të cilin duhet ta shqyrtojnë palët”, tha Borrell, duke falenderuar “Francën dhe Gjermaninë për ndihmën”. Qeveria e Kosovës nga ana e saj, nuk ka bërë të ditur aokma se cili ishte propozimi për të dalë nga kriza aktuale.

Vullnet politik për depërshkallëzim dhe kompromise

Një ditë më parë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, shkroi në Twittër se “është absurde rrezikimi i një konfrontimi të dhunshëm në Kosovë për shkak të targave”.

Në veri të Kosovës ditët e fundit nuk është shënuar ndonjë incident, por tensionet vazhdojnë të jenë të lartaNë veri të Kosovës ditët e fundit nuk është shënuar ndonjë incident, por tensionet vazhdojnë të jenë të larta
“Nevojë urgjente është vullneti politik për depërshkallëzim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit. Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat, ndërkohë, që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Tensionet vazhdojnë të jenë të larta por pa incidente

Tensionetndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ngritën pas një vendimi të qeverisë së Kosovës e cila që nga 1 nëntori filloi zbatimin e shkallëzuar të vendimit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, i kërkuan qeverisë së Kosovës që këtë vendim ta shtyjë për 10 muaj, sikundër që i kërkojnë Kosovës të fillojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Serbia, kërkon që asociacioni të formohet dhe të ketë kompetenca ekzekutive. Kurse qeveria e Kosovës thotë se Kosova nuk mund të themelojë Asociacion mbi baza entike, sepse kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Sidoqoftë, në veri të Kosovës në ditët e fundit nuk është shënuar ndonjë incident, por tensionet vazhdojnë të jenë të larta. Në pjesën veriore të Mitrovicës nga persona të panjohur janë shfaqur grafite ku bëhet thirrje për “rezistencë” ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Paraardhëse

Akuzat e forta nga Berisha drejt Ramës: Lidhjet me Beogradin dhe Lukashenkon janë të kristalta

Pasardhëse

Mblidhet Kryesia në PD, Berisha: Mbi 200 personalitete e politikanë kanë aplikuar për primaret

Pasardhëse

Mblidhet Kryesia në PD, Berisha: Mbi 200 personalitete e politikanë kanë aplikuar për primaret

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.