• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

“Bombat” që mund t’i plasin Bashës në dorë

16 December, 2017
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Andi Bushati

Prej disa javësh opozita është futur në një spirale haluçinante kërcënimesh, duke lënë të kuptohet se ka në dispozicion dosje që do të trondisin politikën shqiptare. Njerzit e saj u thonë gazetarëve se tashmë Gjushi i Durrësit është kapur duke dhënë pasuri publike në këmbim të votave. Eksponentë të lartë janë gati të vënë bast se Lala i Elbasanit është përgjuar me kriminelë.

Këtyre fjalëve të korridoreve u jep vulën e vërtetësisë edhe vetë Lulzim Basha, i cili shfaqet herë në tribunën e parlamentit dhe herë në atë të selisë blu, për të deklamuar: “Do ta shihni se çfarë do të dalë së shpejti”.

Por, prej javësh asgjë nuk ndodh dhe idhtarët e opozitës kanë filluar të lodhen nga kjo lojë kukamëshefti, që më shumë i ngjan një shantazhi.

Pikërisht kjo, frika se mos gjithçka po përdoret për shantazh, është rreziku më i madh që mund të zhvlerësojë edhe denoncimet që janë bërë deri më tani, edhe ato që premtohen të bëhen në të ardhmen.

Këtë ndjenjë të keqe e përforcon edhe më shumë mënyra se si janë sjellë dy partitë tona të mëdha, me skandalet që kanë pasur në dorë.

Po të shohim tani, menjëherë pas shpërthimit të aferës Tahiri, socialistët janë hedhur në një sulm frontal për të zhvendosur vëmendjen drejt mendësisë: “Të gjithë jemi njësoj”.

Të tronditur fort nga dosja italiane e Habilajve, ata po ngrejnë njhë stuhi në gotë për paratë që Lulzim Basha ka paguar në SHBA për lobing, për mënyrën se si qeveria Berisha ka privatizuar Rapiscanin, për kulisat si u mbyll nga Prokuroria privatizimi i dyshimtë i CEZ.

Natyrisht në gjithë këtë zhurmë ka pak vullnet për të bërë drejtësi. Nuk ka budalla në këtë vend që nuk e di se si paguhen para të zeza për lobing, nuk ka njeri që mbeti t’a mësojë sot aferën korruptive të Rapiscan, apo milionat që dolën nga bankat menjëherë pas privatizimit të CEZ.  Edhe rilindasit aty i kanë patur prej 5 vitesh dhe nuk e kanë vënë ujin në zjarr për to.

E po të zbresësh më larg në kohë, njësoj kanë vepruar edhe demokratët kur ishin në pushtet. Sapo plaste skandali i Gërdecit, ata nxirrinin të parët dokumentët e lejeve të ndërtimit për të treguar se Delijorgji qe i Ramës. Sapo një investitor pakistanez akuzonte vajzën e Berishës, makineria e propagandës së PD fillonte fliste për pallatin e paligjshëm të Linda Ramës. Dhe çuditërisht sapo njëra palë e ulte rritmin, edhe denoncimet e krahut tjetër shuheshin si me magji.

Pikërisht këto raste paralele dhe dhjetra të tjera si këto, kanë krijuar në publik idenë se të gjitha krahët e politikës shqiptare as nuk kanë dërmend t’i zbardhin skandalet e njëri-  tjetrit, as nuk kanë ndërmend të bëjnë drejtësi, as nuk kanë qëllim t’i shkojnë deri në fund të vërtetës.

Ato kanë lënë prej kohësh përshtypjen se gjithçka e mbajnë të arkivuar, vetëm si shantazh ndaj kundërshtarit, apo si gurin e fundit për të mbuluar mëkatet e veta.

Kjo bindje e krijuar prej vitesh është mallkimi më i madh për skandalet e papublikuara që opozita pretendon se disponon. Cilado qoftë arsyeja që ajo i mban në sirtar, cilado qoftë axhenda që ka planifikuar, apo cilido të jetë përfitimi politik që kërkon të nxjerrë prej çështjeve që i përkasin drejtësisë, ajo rrezikon të korruptojë ndejshëm efektin e “bombave” që ka në dorë.

Ç’do ditë që kalon në heshtje, është një “boomerang” për Lulzim Bashën. Ç’do ditë që ai mban të fshehur nga publiku i gjërë, atë që pretendon se di, është një minus në besueshmërinë për të. Ç’do ditë që i kalon pa nxjerrë provat është një krim edhe më i madh, sesa ajo që mendon dikush: se ai nuk ka pasur asnjë dosje dhe ka bllofuar që prej dy muajsh.

Prandaj, pas gjithë këtyre kohëve, Basha nuk i ka lënë vetes alternativë tjetër: ai ose duhet të flasë konkretisht, ose duhet të heshtë njëherë e mirë.

Paraardhëse

Protesta është beteja e vërtet e opozitës, kundër reformës!

Pasardhëse

E tepruan tani! Puthje lezbike mes dy vajzave të njohura të ekranit shqiptar /Foto +18

Pasardhëse

E tepruan tani! Puthje lezbike mes dy vajzave të njohura të ekranit shqiptar /Foto +18

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.