• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Bomba financiare’: Kush i fshiu 123 miliardë lekë borxhe nga serveri i Tatimeve? (FOTO)

14 October, 2018
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Administrata Tatimore është përfshirë në një skandal të paprecedentë financiar duke u falur në mënyrë të jashtëligjshme një grushti biznesesh borxhet që ato kanë në shtet.

Skandali tronditës është denoncuar nga Kontrolli i Shtetit, sipas të cilit, gjatë vitit të kaluar administrata tatimore fshiu në mënyrë të jashtëligjshme mbi 100 milionë euro borxhe të disa bizneseve (123 miliardë lekë të vjetra), ku përfituesi kryesor ishte ARMO dhe kompanitë e lidhura me të.

‘Fshirja nga regjistrat e borxhit e detyrimeve të akcizës për 49 biznese me një vlerë 12.3 miliardë lekë është bërë në kundërshtim me ligjin,’ zbulon KLSH në raportin konfidencial për buxhetin e vitit 2017.

Në vitin 2017, pak përpara zgjedhjeve, qeveria shqiptare miratoi një amnisti të përgjithshme për faljen e borxhit të bizneseve në shtet.

Drafti i miratuar në Parlament falte plotësisht borxhet e krijuara përpara 1 janarit të vitit 2011, ndërsa për ato të krijuara për periudhën 2011-2014 falte vetëm gjobat dhe kamatëvonesa me kushtin që të paguhej i plotë detyrimi fillestar tatimor.

Por në mënyrë të paligjshme Tatimet kanë falur borxh të periudhës 2011-2014 edhe pse nuk është paguar asnjë lekë detyrim tatimor.

‘Borxhi prej 12.3 miliardë eurosh, që Tatimet kanë fshirë nga regjistrat i përket i gjithi periudhës 2011-2014 dhe në asnjë rast subjektet përfituese nuk e kanë paguar detyrimin fillestar,’ thuhet në raportin e KLSH.

Sipas dokumentit, mbi 90 për qind e borxhit të falur në mënyrë të jashtëligjshme i përket vetëm katër kompanive. Ato janë 4: ALOIL, Euroil, Transoil Group dhe ARMO.

Konflikt brenda shtetit

Ligji i miratuar vitin e kaluar ja ngarkonte Drejtorisë së Doganave fshirjen e borxheve që buronin nga akciza, për shkak se që prej vitit 2015 administrimi i kësaj takse kaloi nga Tatimet tej Doganat.. Për shkak të këtij detyrimi ligjor, fillimisht Administrata Tatimore ja ka përcjellë listën e 49 bizneseve Doganave, që këto të fundit të ekzekutonin faljen.

Por pasi ka konstatuar se borxhi i përkiste periudhës 2011-2014 dhe nuk mund të falej, nëse bizneset nuk paguanin më parë detyrimin, Doganat kanë refuzuar të fshijnë borxhin.

Dokumentet e ekspozuara nga KLSH tregojnë se mes dy institucioneve ka pasur një korrespondencë intensive shkresash, për të cilat është vënë në dijeni edhe Ministria e Financave.

‘Me shkresën nr 2240, protokolluar më datë 29.01.2018, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe vë në dijeni Ministrinë e Financave se pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave nuk është paraqitur asnjë subjekt nga lista e debitorëve për të paguar detyrimin në mënyrë që të përmbushen kushtet e faljes së borxhit,’ thuhet në raportin e KLSH

Por pavarësisht këtij informacioni, Drejtoria e Tatimeve ka proceduar me fshirjen e borxhit duke falur në mënyrë të jashtëligjshme 12.3 miliardë lekë detyrime për një grushti biznesesh, ku përfituesi kryesor ishte sërish ARMO dhe tre kompani të tjera në fushën e naftës.

‘Është kërkuar që drejtoria e Tatimeve të marrë masat e nevojshme për rimarrje të vlerës së akcizës prej 12.3 miliardë lekë në vlerën e borxhit’,- kërkon KLSH. /Syri.net/

Foto:

Paraardhëse

Mot i ‘çmendur’, vjeshta nuk vjen as këtë javë (FOTO)

Pasardhëse

Historia prekëse e të moshuarit që qan në pritje të një telefonate (VIDEO)

Pasardhëse

Historia prekëse e të moshuarit që qan në pritje të një telefonate (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.