• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Blushi: Të vendosur për garantimin e votës së emigrantëve

9 December, 2016
në Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Themeluesi dhe udhëheqësi i LIBRA-s, deputeti i njohur Ben Blushi ka paraqitur sot një Paketë për Demokracinë me 7 pika për reformën zgjedhore. Blushi tha sot se nuk ka asnjë produkt dhe amendament të paraqitur për reformën pavarësisht se ka skaduar afati i komisionit.

Sipas tij, si Rilindja ashtu edhe PD sabotuan votimin e emigrantëve, numërimin elektronik si dhe kontrollin financiar të partive.

Emigrantët shqiptarë veçse një forcë e madhe që kanë kontribuar me kontributin e tyre përmes dërgesave financiare  në zhvillimet ekonomike të Shqipërisë, kanë luajtur edhe një rol të rëndësishëm në integrimin e vendit. Megjithë premtimet e shumta nëpër fushata elektorale se do tu garantohet vota ajo edhe sot e kësaj dite vazhdon ti mohohet padrejtësisht dhe pa asnjë lloj argumenti bindës.

Blushi theksoi më tej se vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje pa reformë zgjedhore, por bën fajtore edhe opozitën se tradhtoi kauzën e vet për më shumë cilësi në zgjedhje.

DEKLARATA E BLUSHIT

Propozime për një Reformë Politike

Sot në datën 9 dhjetor ka skaduar afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore, pa asnjë produkt dhe pa asnjë amendament të paraqitur.
Respektivisht, Rilindja dhe PD sabotuan votimin e emigrantëve, numërimin elektronik si dhe kufizimin dhe kontrollin e financave të tyre. Ndërkohë, Komisioni Europian i ka përcaktuar zgjedhjet si një kusht për integrimin europian të vendit, i cili u theksua edhe nga kancelarja Merkel para disa ditësh.
Është hera e parë që rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje pa reformë zgjedhore. Zakonisht janë qeveritë ato që nuk duan reformë zgjedhore, por këtë herë edhe opozita e tradhtoi kauzën e vet për më shume cilësi në zgjedhje.
Në këto kushte, LIBRA po përgatit disa propozime në formë amendamentesh.
LIBRA do të bëjë publike shumë shpejt një Paketë për Demokracinë, e cila parashikon më shumë demokraci direkte si dhe disa ndryshime në sistemin tonë politik.
LIBRA është e vendosur për:
1. Garantimin e votës së emigrantëve shqiptarë;
2. Komisione zgjedhore të depolitizuara;
3. Kontroll dhe audit ndërkombëtar të financimit të partive politike;
4. Numërim elektronik të votës;
5. President nga populli;
6. Parlament më të vogël, me 100 deputetë;
7. Lehtësim të procedurave kushtetuese për referendum popullore

Paraardhëse

Meta flet pas takimit me Lu e Vlahutin, reforma, negociatat, presidenti…

Pasardhëse

Negociatat pas një viti, Moody’s: Shqipëria, borxh i qëndrueshëm

Pasardhëse

Negociatat pas një viti, Moody’s: Shqipëria, borxh i qëndrueshëm

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.