• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bllokohen 16 mjete lundruese në Vlorë dhe 4 në Durrës, gjobiten drejtuesit

15 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga kontrollet e ushtruara përgjatë bregdetit, policia kufitare ka bllokuar 20 mjete lundruese nga porti Durrësit në Vlorë, ku konkretisht janë bllokuar 10 Jet Ski, 7 skaf, 3 gomone, pasi u gjetën shkelje.

Drejtuesit e tyre u gjobitën me shuma nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të reja.

Si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare dhe të hapësirës ujore në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 20 mjete të tjera lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme.
1.Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Vlorës u bllokuan:

-2 Jet Ski, pasi lundronin jashtë zonës së përcaktuar për këtë aktivitet dhe për pasojë përbënin rrezik për pushuesit. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masë administrative 100 000 lekë të rinj secili.

-1 skaf me 2 motorë, pasi ishte bregëzuar jashtë zonës së përcaktuar. Drejtuesit i tij u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

-1 skaf, pasi kishte në bord, numër pasagjerësh në tejkalim të kapacitetit mbajtës, duke iu rrezikuar jetën këtyre shtetasve. Drejtuesi i skafit u ndëshkua me masë administrative 30 000 lekë të rinj.

-7 Jet Ski, 3 gomone dhe 2 skafë, pasi drejtuesit e tyre ishin të papajisur me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim. Këta shtetas u ndëshkuan me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili.

Gjithashtu, në lidhje me një fotografi të postuar ditën e djeshme, në portalin “JOQ”, sipas së cilës, në Drimadhe, një skaf ishte pozicionuar pranë pushuesve, ju bëjmë me dije se menjëherë pas publikimit, janë kryer të gjitha verifikimet (të dokumentuara me video nga shërbimet e Policisë Kufitare), nga të cilat ka rezultuar se skafi i shfaqur në këtë fotografi, po lundronte brenda korridorit të sigurisë, të kufizuar me bova, konform ligjit.

2.Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Durrësit u bllokuan:

-1 skaf në kepin e Rodonit, pasi drejtuesi i tij kishte marrë në bord 12 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit, 6 prej tyre shtetas të mitur), në tejkalim të kapacitetit mbajtës të këtij mjeti lundrues. Për shkak të kësaj paligjshmërie, 13 shtetasve iu rrezikua seriozisht jeta. Policia Kufitare iu shkoi në ndihmë këtyre 13 shtetasve, përmes një operacioni shpëtimi që zgjati deri në mesnatën e datës 10 korrik. Drejtuesi i këtij skafi u ndëshkua me masë administrative 40 000 lekë të rinj.

-1 skaf, pasi lundronte jashtë zonës së përcaktuar për këtë aktivitet dhe për pasojë përbënte rrezik për pushuesit. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

-1 skaf, pasi pronari i tij nuk kishte regjistruar pronësinë mbi këtë mjet lundrues, sipas detyrimeve ligjore. Ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 20 000 lekë të rinj.

-1 Jet Ski, pasi drejtuesi i tij nuk ishte pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim. Ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj.

Monitorimi i vijës bregdetare dhe i hapësirës ujore në të gjithë vendin, vijon.

Paraardhëse

Xheloze e çmendur, Rezarta Shkurta i bën “zbor” nipit të Enver Hoxhës: Çfarë u thua grave

Pasardhëse

Sulmi në Kuvend, flet Albin Kurti: Ishte i përgatitur, jam kryeministri më i përpiktë

Pasardhëse

Sulmi në Kuvend, flet Albin Kurti: Ishte i përgatitur, jam kryeministri më i përpiktë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.