• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Blindohet Athina, Edi Rama e ministrat “zbarkojnë” nesër, kryeministri merr me vete edhe Noizyn

11 May, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
74
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i qeverisë, Edi Rama ashtu si dhe është planifikuar, ditën e nesërme do të vizitojë Athinën. Jo për një vizitë zyrtare e për të takuar homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, por për të mbajtur një takim me mijëra shqiptarë të cilët prej vitesh punojnë dhe jetojnë në tokën greke.

Burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri Rama do të jetë i shoqëruar nga rreth 150 persona, ministrat e kabinetit si dhe deputetë socialistë. Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare do të jetë i shoqëruar edhe nga disa prej kryebashkiakëve socialistë. Mësohet se disa kanë shkuar që ditën e sotme dhe një prej tyre është dhe kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi.

Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë, mediat greke: Do shoqërohet nga qindra forca policie
Përveç figurave politike në këtë takim të Ramës në Athinë nuk do të mungojnë as artistët. Një prej tyre është dhe Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Reperi shqiptar i cili është një emër mjaft i njohur për industrinë e muzikës në vendin tonë, dhe jo vetëm, do të performojë ditën e nesërme për emigrantët shqiptarë. Ndërsa, pritet edhe pjesëmarrja e këngëtares së njohur Era Rusi.

Sipas axhendës, kryeministri Rama do të mbajë fjalën e tij rreth orës 11:00 në stadiumin Galatsit, salla “Christmas Theatre”.

Më pas gjatë ditës, Rama do të mbajë takime me bashkëatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë. Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.

Më herët raportuam se qeveria greke ka vënë në dispozicion të kryeministrit Rama një autoveturë tip “BMW” të blinduar dhe forca të shtuara sigurie.

Kujtojmë se mëngjesin e ditës së djeshme Edi Rama u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Greqi që në datën 12 maj, ora 11:00 të marrin pjesë në stadiumin Galatsit, salla “Christmas Theatre”.

Ky tubim është quajtur si provokim nga pala greke, pasi përkon pikërisht me ditën e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili tashmë bën një vit në qeli.

Ministria e Jashtme greke i kërkoi Ramës që për shkak se janë në fazë parazgjedhore, i kërkuan atij që të shtynte vizitën për në qershor. Gjë që nuk është pranuar nga Rama.

Ndërkohë më herët kryeministri Rama përmes një postimi në “X” sqaroi se vizita e tij nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë.

Paraardhëse

Miss Universe mbërrin në Shqipëri, promovon Tiranën

Pasardhëse

Berisha bën thirrje për pjesëmarrje në protestë, i drejtohet Veliajt: Erion e nise karrierën si 99-sh dhe si 99-sh do përfundosh

Pasardhëse

Berisha bën thirrje për pjesëmarrje në protestë, i drejtohet Veliajt: Erion e nise karrierën si 99-sh dhe si 99-sh do përfundosh

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.