• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Bleva 116 mijë lekë ilaçe pa pullë”. Ministri Beqaj: Nuk kam ç’të bëj!

18 October, 2016
në Aktualitet
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

onkologjik4Shërbimi i onkologjisë si duket nuk është vetëm makthi i pacientëve, por edhe i drejtuesve të shëndetësisë. Ndoshta kjo është arsyeja që asnjë media nuk u lajmërua sot për ardhjen e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në QSUT, në këtë shërbim. Ndërsa vetë personeli mjekësor ishte lajmëruar dje pasdite.

Një gatishmëri e jashtëzakonshme e mjekëve, infermierëve, drejtuesve të shërbimit, sanitareve e koordinatorëve që në orët e para të mëngjesit. Orari i saktë nuk dihej.

Pas disa orëve pritje, ministri vjen bashkë me deputeten Klodiana Spahiu. Ndërsa ajo që binte në sy ishte mungesa e drejtoreshës së QSUT-së, Ogerta Manastirliu.

Pavarësisht përpjekjeve për të mos rënë në sy as të medieve e as të pacientëve, këta të fundit nuk e kursyen ministrin Beqaj.

Një prej familjarëve i zuri rrugën dhe i tregoi një qese me ilaçe që i kishte blerë në farmacitë përreth. Citostatikë të blerë jashtë spitalit, pa pullë.

I zënë ngushtë, ministri i merr numrin e telefonit dhe i premton që do ta telefonojë në darkë, por nuk interesohet as për emrin e citostatikëve, as për farmacinë që i tregton. Duket se kreu i shëndetësisë është i vetëdijshëm për dështimin në garantimin e barnave të sigurt, cilësorë dhe efikas.

Aktiviteti vazhdoi qetësisht, pa praninë e kamerave dhe me një kujdes maksimal për shmangien e situatave të ngjashme.

Gazetarja: Çfarë i kërkove ministrit?

Familjari: Ilaçe

Gazetarja:Çfarë të tha?

Familjari:Më merr pasdite në telefon ose të të bëj unë telefon.

Gazetarja: I bleve këto ilaçet?

Familjari: I bleva. 116 mijë lekë.

Gazetarja: Kë telefonoi ministri?

Familjari: Shënoi numrin tim të telefonit dhe asgjë tjetër. Kemi dy javë me këtë punë (tregon ilaçet dhe faturën). Kam gruan e sëmurë aty nuk lëviz dot, për të shtruar nuk e shtrojnë.

Paraardhëse

“Jam jetim, shteti më la rrugëve”. I riu kërcënon se do hidhet nga vinçi në Tiranë

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e mërkurë 19 tetor 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e mërkurë 19 tetor 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.