• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Blendi Fevziu tregon kush mund të jetë fituesi i zgjedhjeve të 25 prillit, zbulon ku çalon opozita dhe cili është disavantazhi më i madh i Ramës

22 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Blendi Fevziu ka analizuar dy partitë kryesore në Shqipëri. Ai tha se disavantazhi më i madh i kryeministrit Edi Rama është koha në qeveri, dhe kjo sipas tij duhet të shihet si avantazh për opozitën.

“Rama kërkon një mandat të tretë, dhe po mundet të marrë një mandat të tretë, e cila do ishte një risi e rrallë në Shqipëri sepse askush nuk ka kaluar dy mandate qeverisëses. Berisha ishte i pari, që arriti të mbajë 8-vjeçarin e plotë, dhe Rama po e mban, por disavantazhet më i madh i Ramës është padyshim koha, 8-vjecari që lë pas shpine, sepse do konsiderohet si konsumimi i madh i qeverisë së tij. Ky është edhe avantazhi më i madh i opozitës. Koha dhe bilanci, sepse ato shkojnë të dyja bashkë”, tha ai.

Ai shtoi se është tepër e vështirë t’i bësh bilancin në mandatin e dytë kryeministrit Rama pasi në fushatë tha ai nuk ka bërë premtime. Gazetari Fevziu shtoi në Euroneës Albania se fushata e Ramës në mandatin e dytë ka qenë fushata më e çuditshme në historinë e Shqipërisë.

“Është shumë e vështirë ti kërkosh bilancin në mandatin e dytë, sepse nuk ka premtuar asgjë. Është një fushatë surreale, më e çuditshme në historinë e Shqipërisë, që nuk ka pasur një premtim konkret, ka ecur përpara. Rama ka problemi kryesor të kohëzgjatjes. Ky është edhe avantazhi më i madh i opozitës”, tha ai.

Krahas skanimit të qeverisë Rama, Fevziu gjithashtu u ndal gjerësisht tek avantazhet, por edhe tek dobësitë që sheh ai tek opozita shqiptare. Sipas tij, opozita është e vonuar në përballje me qeverinë, dhe këtë fakt e ilustron me vonimin në prezantimin e drejtuesve politikë në 12 qarqet e vendit.

“Opozita ka një problem me sa shoh unë, është e vonuar. Duhet të kishte caktuar koordinatorët e qarqeve më përpara, duhet të kishte nxjerrë disa figura të reja për t’i afishuar në publik. Në këto zgjedhje nuk i shoh fytyra të reja opozitës. Ardhja e personazheve të rinj duhet të ishte një avantazh për opozitën”, tha ai.

Gazetarja Ilva Tare pyeti z. Fevziu nëse janë pjekur kushte, që liderët politikë të zhvillojnë debate politike, për këtë ai majti këtë qëndrim:

“Normale duhet të ishte. Duhet të bënin minimalisht tre apo katër debate. Rama dhe Basha e kanë të detyrueshme, se si do të jetë formati kjo është e diskutueshme. Mua më duket e vështirë. Shqipëri nuk e ka kryer atë që thuhet ”qarkullimi elitave”, shtoi Fevziu.

Duke komentuar përballjet për zgjedhjet e prillit, drejtuesi i emisionit “Opinion” në TV Klan tha se “elektorati i të pavendosurve’” do jetë përcaktues në rezultatin përfundimtar.

“Të pavendosurit do të jenë deçizivë. Nëse votimi do të ketë refuzim të lartë, favorizohet Partia Socialiste, sepse në shifrat e militantëve të dyja palëve ata janë më dominues”, u shpreh ai.

Paraardhëse

I hodhi benzinë zjarrit duke nxitur përçarje Shqipëri-Kosovë gjatë vizitës në Tiranë! Blendi Fevziu i jep mesazhin e fortë Vjosa Osmanit

Pasardhëse

Zv.presidenti turk sëmuret gjatë një fjalimi direkt: Ç’ndodhi në pak minuta (VIDEO)

Pasardhëse

Zv.presidenti turk sëmuret gjatë një fjalimi direkt: Ç’ndodhi në pak minuta (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.