• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bledi Çuçi i bën ‘bisht’ propozimit të Saimir Tahirit dhe mban qëndrimin e prerë për tragjedinë e Velipojës

28 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7.8k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi se nuk ka asnjë përgjegjësi morale për dy ngjarjet tragjike të ditëve të fundit në Shqipëri, ku humbën jetën 8 persona.

Duke iu referuar aksidentit tragjik ku u shua një familje, dhe masakrës me katër të vrarë në Velipojë, Çuçi tha se “kjo është një gjë e zakonshme”. Ai e arsyetoi tezën e tij, me argumentin se aksidente kishte edhe në komunizëm.

“Si njëri do të doja të mos kishte asnjë vrasje apo aksident, këtë e dëshiroj, por kjo nuk ka për të ndodhur. Nuk ka ndodhur as në diktaturë. Kishte pak mjete, por kishte aksidente me vdekje. Janë gjëra që ndodhin. Nuk mund të kem përgjegjësi morale për një gjë të zakonshme. Jo në kuptim negativ të fjalës. Kështu që nuk ndjej ndonjë përgjegjësi. Dua të ruaj gjatë mandatit tim këto statistika dhe këtë trend të aksidenteve në ulje”, – tha Çuçi.

Gjithashtu Çuçi komentoi propozimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për klasifikimin e aksidenteve si vrasje me dashje. Ministri tha se ky ndryshim është çështje penalistësh, ndërsa tha se para ligjit, rëndimi i pozitës është i njëjtë, por ndryshon emërtimi. Çuçi tha se armëmbajtja pa leje është problem që duhet zgjidhur në diskutim me qeverinë.

“Është çështje penalistësh dhe doktorinës se çfarë quhet vrasje, kur është me dashje apo pa dashje. Duhet ta zgjidhin profesionistët se a quhet vrasje apo jo. Nuk mund ti përziejmë jo dhe nuk mund ti përziejmë me figura të tjera. Ne e kemi rritur nivelin e dënimit dhe me këtë qasje i jemi afruar rëndimit të pozitës së personit që bën shkelje duke qarkulluar pa patentë dhe me shpejtësi tej limitit rrugor dhe kur ka sjellë pasojë vdekjen, është para Kodit Penal është njësoj si vrasës. Pak rëndësi ka si e quajmë.

Për armëmbajtjen pa leje duhet bërë më shumë dhe duhet një diskutim shoqëror sesi të heqim armët nga duart e shqiptarëve. Është përtej ministrit dhe qeverisë. Do të bëjmë një diskutim të hapur për këtë gjë, se kush është qasja më e mirë.”, – tha Çuçi.

Paraardhëse

“E vendos unë”, Bledi Çuçi lë pa fjalë gazetarin me përgjigjen e tij

Pasardhëse

Nuk ndalet kryeministri Rama, publikon pamjet nga projekti spitalor i rëndësishëm dhe bën premtimin e madh (VIDEO)

Pasardhëse

Nuk ndalet kryeministri Rama, publikon pamjet nga projekti spitalor i rëndësishëm dhe bën premtimin e madh (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.