• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Bjerja e ndërgjegjes për bojkotin

6 April, 2017
në Opinion
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Taulant Balla 

Në parantezë të prezantimit të Raportit Përfundimtar të këtij Komisioni më lejoni të ndalem si Kryetar i këtij Komisioni në disa konstatime apo që mund të jenë edhe hamendësime por që mund të jenë edhe brerje ndërgjegjeje.

Unë dua ta falënderoj Kuvendin e Shqipërisë, që me votën e të gjitha grupeve parlamentare lejuan ngritjen e këtij Komisioni Hetimor.

Kam qenë i sigurt që shumëkush në këtë sallë apo jashtë saj ka thënë: ja u ngrit edhe një komision tjetër hetimor, në morinë e shumë komisioneve të tjera hetimore që janë ngritur gjatë kësaj legjislature. Gjatë kësaj legjislature janë ngritur 6 komisione hetimore nga opozita, por që po nga opozita u lanë rrugëve.

U fry mali i gënjeshtrave me shpifjet për emërimet në polici, për emërimet në administratë, për serverin e tatimeve, për pajisjen e përgjimit, apo në fund edhe komisioni hetimor i Mond Spahos, që nuk u mor vesh se çfarë hetonte; dhe në fund të gjithë këto komisione hetimore të kërkuara nga opozita nuk pollën dot asnjë raport.

Madje Komisioni i Spahos që sipas PD rivalizohej nga Komisioni Hetimor që sot po prezanton raportin, kishte vetëm një detyrë të mblidhej në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë me këtë Komision.

Ka shumë që mendojnë që komisionet hetimore parlamentare, janë thjeshtë shtojca të debatit pafund dhe pa vlerë të së enjtes.

Ka edhe shumë të tjerë që mendojnë se komisionet hetimore parlamentare janë mënyra më e mirë për të mbyllur një çështje.

Ka edhe ca të tjerë që thonë po ç’punë ka mazhoranca të ngrejë një komision hetimor.

Sot po ju them me bindje se komisionet hetimore parlamentare janë shumë të dobishme, janë shumë të domosdoshme,

Sa kohë që shqetësimi për të cilën Komisioni Hetimor është ngritur – ekziston.

Sa kohë që krimi, dëmi, shpërdorimi i detyrës, nuk është hetuar sic duhet nga organet e tjera ligjzbatuese.

Sot ju them me bindje të nderuar kolege deputete,

Se në rastin e këtij Komisioni Hetimor,

Shqetësimi për të cilin ky Komision u ngrit ka qenë shumë i justifikuar;

Dhe se hetimi i kryer për këtë çështje nga Prokuroria nuk ka përfshirë elementë shumë të rëndësishëm, që faktojnë përgjegjësitë e personave.

Ky komision, nxori në pah edhe shumë mangësi në ligjin për komisionet hetimore parlamentare, lidhur me kompetencat, lidhur me administrimin e dëshmive, etj.

Ne patëm dëshmitarë që ju shmangën dhënies së dëshmisë.

Në komision erdhën dy dëshmitarë të rëndësishëm, që kundërshtuab vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për përbërjen dhe drejtimin e këtij Komisioni.

Shanë, fyen, bërtitën, rrëzuan karriget e komisionit.

Por megjithatë ky Komision sjell sot para jush një raport të plotë.

Dhe kur ju thashë në fillim për brerje ndërgjegjeje.

Dua të ndaj me ju një konstatim që bashkë me kolegët e mi kemi ndarë gjatë mbledhjeve të komisionit në muajin janar dhe fillim shkurti.

Bojkoti i opozitës ndaj Parlamentit u parapri nga bojkoti i Komisionit Hetimor.

Sapo ky Komision Hetimor filloi përpjekjen për marrjen e dëshmisë së shtetasit Shkëlzen Sali Berisha, pas dështimit të seancës së parë dëgjimore me këtë shtetas, në seancën tjetër pasardhëse opozita filloi bojkotin e Komisionit dhe pak ditë më pas të Parlamentit.

Ndoshta kjo është edhe rastësore.

Por unë dhe kolegët e mi, anëtarë të këtij Komisioni Hetimor, sor kemi “një brerje ndërgjegje” se hetimet e këtij Komisioni mund të kenë qenë edhe ato shkak për të lënë Parlamentin,  përpara se Shqipëria të mos ketë më nevojë për komisione hetimore parlamentare.

Sa kohë që procesi i vettingut dhe implementimi i plotë i reformës në drejtësi do të mundësojë institucione hetimore të pavarura.

Paraardhëse

Rama në sulm kundër Ilir Metës

Pasardhëse

Praktikë e paguar në Gjermani ose Austri

Pasardhëse

Praktikë e paguar në Gjermani ose Austri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.