• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bisedat e përgjuara mes dy policëve: A m’i bëre ato? T’i kam bërë 2 porosi!

17 May, 2018
në Aktualitet
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zbardhen përgjimet e dy efektivëve të prangosur në kryeqytet të martën, lidhur me falsifikimin me pasaporta dhe viza false. Grupi hetimor ka administruar disa mesazhe të dy punonjësve të policisë, të cilët komunikojnë dhe takohen për të dorëzuar paratë e dyshuara, se vinin nga trafiku i qenieve njerëzore.

Pas arrestimit  të 17 personave në Shqipëri, të cilët akuzohen për falsifikim të pasaportave dhe vizave drejt vendeve të SHBA, Kanada dhe Mbretërisë së Bashkuar, ABC News zbardh një pjesë të përgjimeve, ku të përfshirë janë edhe dy efektivë policie.

Nga grupi hetimor ka rezultuar se, komunikimi ndërmjet dy punonjësve të policisë ishte intensiv, duke kryer edhe porositë e marra nga klientët e tyre. Arjan Uku ishte në përgjim prej muajit janar, i cili flet me mesazhe me bashkëjetuesin e Entela Çala gjithashtu punonjëse policie e prangosur gjatë operacionit “272”.

Ka dyshime se pavarësisht se numri telefonik ishte regjistruar në emër të bashkëjetuesit të punonjëses së policisë, nga përgjimet rezulton se ai përdorej nga Entela Çala.

Bashkëjetuesi i Entela Çela: A mi bëre ato?

Arjan Uku: Të kam bërë dy porosi.

Në një përgjim tjetër i kryer po në muajin janar 2018, bashkëjetuesi i Entela Çalës, i kërkon llogari punonjësit të policisë se përse po vonohen porositë që ai kishte bërë.

Bashkëjetuesi i Entela Çala: Pse u vonuan kaq shumë këtë herë?

Arjan Uku: Ka pasur fluks këtë kohë vlla.

Bashkëjetuesi i Entela Çalës: Kur të mundesh kalo nga unë për të folur edhe për gjera të tjera, ose më prit te lokali pas një ore.

Arjan Uku: Ok, ok! Vetëm mos harro “ato” se duhet t’ia dërgoj atyre të tjerëve.

Grupi i strukturuar kriminal përbëhej në total nga 41 anëtarë, 24 prej të cilëve të prangosur në dhjetor në Greqi.

Katër bazat laboratorike që klononin pasaporta dhe viza të Bashkimit Europian, ndodheshin tek “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Po kështu, edhe 7 laboratorë u zbuluan nga policia Greke në shtetin fqinj. Nga hetimet rezultoi se dy krerët e grupit të strukturuar kriminal, Gentjan Stojku dhe Ilir Myrtaj përfitonin nga persona të interesuar afërsisht 20 mijë euro për t’i pajisur me pasaporta të falsifikuara.

Paraardhëse

Rama për Euronews: Kemi nevojë për hapjen e negociatave

Pasardhëse

Ekstremistët grekë mblidhen në Gjirokastër

Pasardhëse

Ekstremistët grekë mblidhen në Gjirokastër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.