• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

BIRN: Organizatat e të drejtave të njeriut dënojnë dhunën ndaj Açkës në Kuvend

18 January, 2024
në Kryesore
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Organizatat e shoqërisë civile dënuan të enjten sjelljen e deputetëve demokratë, Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka ndaj koleges së tyre, Flutura Açka gjatë një konflikti në komisionin parlamentar për Edukimin dhe Median.

Në një deklaratë të përbashkët të 17 organizatave që punojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të grave thuhet se “gjuha denigruese, fjalori i vrazhdë, përdhosja e figurës së grave në politikë është dhunë e ushtruar ndaj tyre dhe përbën diskriminim për shkak të gjinisë dhe funksionit politik”.

“Ne dënojmë ashpër veprimet e dhunshme dhe gjuhën dhe dhunën e përdorur nga ana e politikanëve apo funksionarëve publikë ndaj vajzave dhe grave,” thekson deklarata e organizatave.

Deputetët Bardhi dhe Noka tentuan të mërkurën që të bllokonin Açkën që të drejtonte mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku ajo është kryetare, me pretendimin se ajo nuk iu bind një vendimi të grupit parlamentar për të mos marrë pjesë në jetën parlamentare të rregull deri sa PS të miratojë kërkesat e PD-së për komisionet hetimore.

Përveç akuzave se po “tradhëtonte votat e demokratëve” duke i shërbyer qeverisjes, ata i shkulën me forcë mikrofonin koleges së tyre, duke e detyruar që të anulonte mbledhjen.

Sipas organizatave, dhuna ndaj grave në të gjitha sferat duke përfshirë edhe atë të politikës ka për qëllim të sprapsë dhe të frenojë reagimin dhe vullnetin, jo vetëm të vajzave dhe grave në jetën publike, por edhe të të gjitha vajzave dhe grave në vend duke e tejçuar këtë qëllim si mesazh për publikun e gjerë”.

Edhe Aleanca e Grave Parlamentare doli të enjten me një deklaratë për rastin ku “dënon me ashpërsi dhunën dhe intimidimin” e ushtruar ndaj kryetares së komisionit të Medias.

“Ne gratë deputete, shprehim indinjatë të thellë për atë që ndodhi dje si dhe për gjithë klimën e linçimit dhe përbaltjes së grave dhe kërkojmë vënien para përgjegjësive të autorëve të kësaj dhune”- thuhet në deklaratë.

Pas incidentit, Açka e cilësoi “shfaqje jo shumë të hijshme” përplasjen me kolegët e saj dhe deklaroi se ajo me qëndrimin e saj politik po i shërbente funksionimit të parlamentit për të thënë fjalën e saj si deputete opozitare.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cilësoi ngjarjen “të rëndë” dhe dënoi atë që ajo e quajti sjelljen e deputetëve të PD-së. “Dhuna e ushtruar prej deputetëve Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale” – thuhej në reagimin e Nikollës të mërkurën.

Ndërkohë një grup deputetësh të PS-së kanë kërkuar përjashtimin e tyre nga parlamenti, kërkesë që pritet të shqyrtohet nga Komisioni i Etikës.

Bardhi shprehu keqardhjen për debatin e panevojshëm, por këmbënguli se debati me Açkën ishte vetëm politik e nuk kishte dhunë verbale.

“Bëj pjesë në kategorinë e politikanëve që mirëpres çdo kritikë mbi sjelljen apo veprimet e mia,” i tha ai BIRN-it, duke komentuar deklaratën e organizatave të shoqërisë civile, por shtoi se, “nuk ka patur asnjë dhunë verbale, përveç një debati politik që ndodh shpesh nëpër mbledhje apo seanca”.

“T’i kërkosh një kolegie/kolegu të mandatuar nga populli opozitar që “të mos i shërbejë Edi Ramës”, duke u bërë fasadë e një normaliteti të rremë në Kuvendin e Shqipërisë, qenka fyerje dhe dhunë verbale? Jo!” shtoi më tej Bardhi.

Deputetët e PD-së janë të ndarë në mënyrën e të bërit opozitë, ku grupimi më i madh i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha po proteston prej disa muajsh duke tentuar bllokimin e punës parlamentare, ndërsa deputetët që drejtohen nga Lulzim Basha e kanë kundërshtuar këtë aksion opozitar.

Paraardhëse

Michelle Obama feston ditëlindjen, sa vjeç bën? Mesazhi emocionues i bashkëshortit: Gëzuar ditëlindjen për gjysmën time më të mirë

Pasardhëse

“Nëse Berisha nuk shkon në SPAK, e marrin me forcë”, Ngjela flet për të ardhmen e PD-së: Basha ka hyrë në histori me shenjë pozitive

Pasardhëse

“Nëse Berisha nuk shkon në SPAK, e marrin me forcë”, Ngjela flet për të ardhmen e PD-së: Basha ka hyrë në histori me shenjë pozitive

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.