• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Bir kthehu nëse je gjallë”, familja kërkon djalin e humbur nga viti 2016

29 October, 2018
në Aktualitet
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një tjetër histori e trishtë është sjellë këtë herë në emisionin “Pa gjurmë”, e babait i cili prej dy vitesh kërkon fatin e të birit, i cili në shkurt të vitit 2016 humbi kontaktet me familjen e tij dhe që atëherë ajo nuk di më asgjë për të.

Hetem Abvdylaj, nga Mallakastra është babai i cili vendosi të rrëfej historinë e zhdukjes së djalit të tij 45 vjeçar, Lavdosh Avdylaj në studion e emisionit “Pa Gjurmë” të cilën famija e kërkon prej më shumë se dy vitesh.

Familjarët thonë se në dijeninë e tyre Lavdoshi nuk ka patur asnjë konflikt më parë që të justifikojnë humbjen e 45 vjeçarit.

Për herë të parë 45 vjeçari u martua në kohën e trazirave në vitin 1997 me bashkëshorten Gëzime Seitaj, nga një fshat afër Mallakastrës. Nga kjo martesë ata patën dy vajza Monika dhe Xhulja. Mes çiftit Avdulajt lindin shpejt debatet dhe Gëzimja bashkëshortja e parë e Lavdoshit merr vendimin të largohet.

Pas divorcit të parë 45 vjeçari vendosë të martohet përsëri këtë herë me Leonora Gërdyçin. Çifti emigron drejt Greqisë dhe nga martesa e dytë lindi djali Aleksandri.

Ka humbur kontaktet në 2 shkurt të vitit 2016. Në orën 1 të datës 2 shkurt ngrihem dhe drejtohem drejt shtëpisë së Lavdoshit rreth 500 m larg nga banesa ime dhe shoh një makinë që u mbyllën dyert dhe lagohet me shpejtesi në drejtim të autostradës. Ka dëshmitarë që e kanë parë që makina është kthyer drejt portës së djalit tim. Në këtë kohë ngre vajzën e madhe Monika, të shkonim të shihnim djalin. Djali jetonte vetëm pasi ishtë ndarë nga dy gratë në atë kohë. Vajza e madhe e djalit Monika ka jetuar me mua, që kur u nda nga e ëma.

Hetem Avdylaj, babai i 45 vjeçarit të humbur
Babai i 45 vjecarit tregoi në studion e emisionit “Pa gjurmë” se kanë bërë denoncime dhe në polici dhe se si Monika vajza e madhe ishte personi i fundit, që kishte arritur të komunikojë me të atin . Atë mbrëmje kur familja kishte humbur kontaktet ajo kishte shkuar për t’i çuar ushqimin të atit në banesë. Që atëherë familja e ka kërkuar, por deri më sot nuk ka mësuar asgjë rreth fatit të tij.

Avokati Eduart Mullaraj i ftuar në emision tha se e ka ndjekur rastin e familjes Avdylaj dhe se nga e gjithe kjo histori ai ka vërejtur shumë mangësi sa i përket procedurave hetimor. Sipas avokatit mungesa e duhur e vëmëndjes për të ndjekur rastin e zhdukjes prej më shume se dy vitesh të 45 vjeçarit tregon fatkeqësisht se sa pak bëhet për vlerësimin e jetës së një njeriu ne vendin tonë.

Paraardhëse

U thirr në zyrë nga Tsipras, ambasadorja shqiptare jep detaje nga takimi

Pasardhëse

Laert Vasili: Në Athinë më arrestuan për ditëlindje, pse dëgjuam labçe. Në Tiranë dëgjohet gjithë ditën muzikë greke, dhe s’ndodh gjë

Pasardhëse

Laert Vasili: Në Athinë më arrestuan për ditëlindje, pse dëgjuam labçe. Në Tiranë dëgjohet gjithë ditën muzikë greke, dhe s’ndodh gjë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.