• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Bien depozitat bankare gjatë muajit korrik, ja me çfarë po përballen shqiptarët

31 August, 2022
në Ekonomi
0
87
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Depozitat i janë rikthyer rënies në muajin korrik, ndërsa ritmet e rritjes së kursimeve këtë vit janë ngadalësuar ndjeshëm në raport me dy vitet e mëparshme, duke reflektuar një ndikim të krizës që ka prekur ekonominë nga çmimet e larta.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave në fund të muajit korrik arriti në 1.24 trilionë lekë, duke rënë me 0.04 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm (-568 milionë lekë). Rënia vjen pas rritjes së ndjeshme muajin e mëparshëm (+11.1 miliardë lekë). Nga shtatë muajt e parë të këtij viti, në tre prej tyre kursimet kanë pasur tendencë rënëse. Në krahasim me dhjetorin 2021, depozitat janë zgjeruar me 1.9 për qind. Një vit më parë, për periudhën përkatëse rritja ishte gati 4%.

Depozitat në lekë u tkurrën me 0.3% në raport me muajin e mëparshëm (-1.4 miliardë lekë). Në raport me fillimin e vitit, kursimet në monedhën vendase janë zvogëluar me 1.8%. Një vit më parë, ndryshimi ishte +1.2%. Rënia e kursimeve në lekë është një tregues indirekt se situata e krijuar në ekonomi nga çmimet e larta po shtrëngon buxhetet familjare, që po detyrohen të shpenzojnë më shumë për të jetuar.

Me pagat dhe të ardhurat që kanë mbetur pothuajse në vend, kjo po u krijon atyre më pak mundësi për të kursyer. Në korrik, inflacioni arriti në 7.5%, duke shënuar nivelet më të larta të 20 viteve të fundit. Në të kundërt, depozitat në valutë vijojnë të kenë tendencë pozitive, duke u rritur me 0.1% në korrik. Në raport me fundin e 2021-t, kursimet në monedhë të huaj, që janë kryesisht në euro, janë zgjeruar me 5%. Rritja është më e lartë, pasi raportimi nga Banka e Shqipërisë bëhet në lekë, ndërsa euro ka shënuar rënie të ndjeshme këtë vit ndaj monedhës vendase.

Në fund të korrikut, depozitat në lekë përbënin 43.7% të totalit, nga 46% në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke treguar dominimin e kursimeve në monedhë të huaj në ekonominë vendase.

Paraardhëse

Parashikimi i motit për ditën e fundit të verës, mësoni si do të mbyllet gushti

Pasardhëse

Rusia ndërpret sot furnizimin me gaz për Europën, BE: Brenda disa javësh masa emergjente për energjinë

Pasardhëse

Rusia ndërpret sot furnizimin me gaz për Europën, BE: Brenda disa javësh masa emergjente për energjinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.