• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Biden mban fjalimin e tij të parë presidencial pas fitores: “Kjo është koha për të shëruar Amerikën, ky ishte bashkimi i popullit amerikan”

8 November, 2020
në Botë, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pasi fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u zgjedhur presidenti i 46, Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij të parë. “Populli, njerëzit e këtij vendi folën. Na e dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse”, tha presidenti i sapozgjedhur. Që në nisje të fjalës së tij ai pohoi se qëllimi i tij si president, ishte bashkimi i popullit amerikan.

“I përulem besimit që më keni dhënë. Zotohem se do të jem president që nuk përpiqet të ndajë, por të bashkojë, që nuk sheh shtete të kuqe dhe shtete të kaltra, por vetëm Shtete të Bashkuara”, tha Biden.

Ai foli në shtetin e tij Dellauer, disa orë pasi mediat amerikane parashikuan fitoren e tij në shtetin e Pensilvanisë, me të cilën tejkaloi 270 votat e Kolegjit Zgjedhor, të nevojshme për t’u zgjedhur president.

Biden garoi në zgjedhjet e 3 nëntorit kundër presidentit aktual, Donald Trump, i cili tha se nuk e pranon rezultatin dhe se do ta sfidojë në gjykatë. “Le t’i japim njëri-tjetrit shansin. Është koha të ndalojmë retorikën e ashpër, të ulim temperaturën, të shohim njëri-tjetrin, të dëgjojmë njëri-tjetrin… të ndalojmë t’i trajtojmë kundërshtarët tanë si armiq”, tha Biden në fjalimin që u transmetua drejtpërdrejt në mediat amerikane.

Ai citoi Librin e Predikuesit, duke thënë se ka “kohë për gjithçka”. “Kjo është koha për të shëruar Amerikën”, tha Biden. “Do të punoj po aq shumë si për ata që nuk më votuan, si për ata që më votuan”, u zotua Biden. Mes të tjerash Biden tha se detyra e tij e parë do të jetë vendosja nën kontroll e pandemisë së COVID-19.

“Është mënyra e vetme që të mund t’i kthehemi jetës normale”, tha Biden dhe shtoi se “nuk do të kursejë asnjë përpjekje. Sonte, e gjithë bota po shikon Amerikën dhe besoj se Amerika është një fener për globin. Le të jemi kombi që e dimë se mund të jemi. Një komb i bashkuar, një komb i forcuar, një komb i shëruar”, tha ai, teksa përfundoi fjalimin. Biden u ftua në skenë nga nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris, gruaja e parë me ngjyrë që fitoi këtë detyrë.

“Ju zgjodhët shpresën, unitetin, mirësjelljen dhe të vërtetën. Ju zgjodhët Joe Bidenin president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara”, tha Harris në fjalimin e saj, ndërsa shtoi se Biden është një person me përvojë. “Joe është një shërues. Një person, përvoja me humbje e të cilit i jep atij një ndjenjë qëllimi, që do të na ndihmojë ne si komb ta rikthejmë ndjenjën tonë të qëllimit”, tha Harris.
Harris e vlerësoi Bidenin për “guximin” për të thyer barrierat dhe për të zgjedhur një grua për nënpresidente.

Paraardhëse

Azerbajxhani arrin të shpëtojë 16 fshatra të tjerë , nga ushtria armene

Pasardhëse

DW: “Demokrati Biden nuk ka triumfuar, fryma armiqësore ndaj demokracisë që solli Trump nuk janë zhdukur”

Pasardhëse

DW: "Demokrati Biden nuk ka triumfuar, fryma armiqësore ndaj demokracisë që solli Trump nuk janë zhdukur"

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.