• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Biden: Familjet e fëmijëve emigrantë të ndarë nga prindërit, meritojnë dëmshpërblim

6 November, 2021
në Botë
0
64
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se familjet e fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre në kufirin SHBA-Meksikë gjatë administratës Trump duhet të kompensohen, ndërsa Departamenti i tij i Drejtësisë është në bisedime me familjet e prekura nga kjo çështje.

Zoti Biden tha se pavarësisht nga rrethanat, njerëzit të cilëve u janë marrë fëmijët e tyre bazuar në politikën e ndarjes së familjeve, të administratës Trump, që synonte të shkurajonte familjet të kalonin në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, duhet të dëmshpërblehen.

“Nëse, në fakt, për shkak të sjelljes së egër të administratës së kaluar, ju duke kaluar kufirin, qoftë ligjërisht apo ilegalisht, keni humbur fëmijën, ju meritoni një lloj kompensimi, pavarësisht nga rrethanat”, tha Presidenti Biden. “Nuk e di se si do bëhet kjo.”

Menjëherë pas marrjes së mandatit, Presidenti Biden krijoi një grup pune për të ribashkuar qindra fëmijë dhe prindër të prekur nga politika e administratës së mëparshme, e cila u zbatua për disa muaj gjatë vitit 2018 dhe shkaktoi reagime të ashpra të brendshme dhe ndërkombëtare.

Qeveria po shqyrtonte pagesat prej rreth 450,000 dollarë për çdo person të prekur, por që atëherë ajo ka ndryshuar shifrën, megjithëse jo në mënyrë dramatike, tha një person i njohur me këtë çështje për agjencinë e lajmeve Associated Press. Personi foli në kushte anonimiteti sepse diskutimet për këtë çështje nuk janë publike.

Diskutimet vazhdojnë dhe nuk ka asnjë garanci se të dyja palët do të arrijnë marrëveshje.

Sipas dosjeve të një rasti gjyqësor federal në San Diego, rreth 5,500 fëmijë u ndanë nga prindërit e tyre bazuar në politikën e “tolerancës zero” të Presidentit Donald Trump, që lejonte ndarjen e prindërve nga fëmijët e tyre, në mënyrë që ata të përballeshin me ndjekje penale për kalim të paligjshëm të kufirit. Sistemet joadekuate të gjurmimit bënë që shumë njerëz të ndaheshin për një kohë të gjatë nga fëmijët e tyre. Pagesat synojnë të kompensojnë për traumën psikologjike që kanë kaluar ata.

Avokatët e familjeve po kërkojnë gjithashtu status të përhershëm ligjor në Shtetet e Bashkuara për ata që janë ndarë sipas praktikës, të cilën një gjykatës e ndërpreu në qershor të vitit 2018, gjashtë ditë pasi Presidenti Trump i dha fund asaj për shkak të presionit ndërkombëtar.

Paraardhëse

Sekretari i përgjithshëm i FRPD paralajmëron protesta: Hakmarrje politike e Bashës

Pasardhëse

Flamuri shqiptar ngrihet lart në Beograd, tifozët fishkëllejnë Alban Beqirin

Pasardhëse

Flamuri shqiptar ngrihet lart në Beograd, tifozët fishkëllejnë Alban Beqirin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.