• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Biden e ngriti çështjen e Kosovës në bisedën e parë me Merkelin

11 February, 2021
në Botë
0
80
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Profesori në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, Ivo Viskoviq ka thënë se është befasuese që presidenti i SHBA-së, Joseph Biden e ka ngritur çështjen e Kosovës në bisedën e parë me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, raporton H1, transmeton Gazeta Express.

Viskoviq beson se ngritja e çështjes së Kosovës në bisedën e parë të Bidenit me Merkelin tregon qëndrimin e Biden se duhet të arrihet një zgjidhje e detyrueshme për problemin Kosovë-Serbi.

“Kam frikë se kjo tregon qëndrimin e tij se kjo çështje duhet të zgjidhet përfundimisht dhe se Serbia duhet të pranojë një zgjidhje që i përshtatet Perëndimit dhe jo domosdoshmërisht vetë Serbisë”, tha Viskoviq.

Ai beson se në zgjidhjen e kësaj çështje, bashkësia ndërkombëtare do të ketë më shumë mirëkuptim për Kosovën sesa për interesat serbe.

“Nuk do të ketë askënd në Serbi për një kohë të gjatë që do të jetë i gatshëm të pranojë një akt të tillë me të cilin Serbia do ta pranonte pavarësinë e Kosovës, megjithëse, kam frikë, praktika do të jetë që situata faktike duhet të pranohet në mënyrë që jeta të vazhdojë normalisht”, tha Viskoviq.

Siç thotë ai, shembulli i Britanisë së Madhe dhe Spanjës në mosmarrëveshjen mbi Gjibraltarin, që ka zgjatur për katër shekuj, duhet gjithashtu të merret parasysh.

“Spanjollët nuk e pranuan kurrë se ishte territor britanik, por ata madje nuk e kontrolluan atë për 400 vjet, dhe shumë spanjollë nga zona përreth shkojnë atje për të punuar dhe jetuar prej tij”, tha Viskoviq.

Fundjavën që shkoi, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, vendosi t’ia shkruante një letër urimi presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, me rastin e 15 shkurtit, ditës së shtetësisë së Serbisë. Kjo letër që mbërriti në Presidencën serbe, ndonëse kishte brenda urime të përzemërta të presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë, përmbante edhe një fjali, e cila ia prishi ditën kreut të Serbisë.

Në një mënyrë aspak të zakontë në diplomaci, me anë të një letre urimi, që ishte e para e tij si president, drejtuar Serbisë, Joe Biden i kërkoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Paraardhëse

Atë që bëjnë bishtat e qershive nuk e bën asnjë ilaç, duke filluar nga ulja e kolesterolit

Pasardhëse

60-vjeçari nga Durrësi përfundon në burg për një pako djathë kaçkavall

Pasardhëse

60-vjeçari nga Durrësi përfundon në burg për një pako djathë kaçkavall

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.