• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Biden e Blinken shtyjnë Kosovën e Serbinë drejt marrëveshjes, çfarë thuhet në letrat e tyre

15 February, 2023
në Kryesore, Rajon
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në momentumin e krijuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi me vendosjen në tavolinë të një plani nga Bashkimi Europian kanë ardhur edhe mesazhet nga krerët e shtetit amerikan, Joe Biden dhe Antony Blinken.

Presidenti amerikan dhe Sekretari amerikan i Shtetit i kanë dërguar letrat e urimit për Ditën Shtetërore të Serbisë më 15 shkurt. Theksi i këtyre letrave ishte mbi mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi dhe nevojën e menjëhershme për t’u zgjidhur ajo.

Biden tha se e mbështet Serbinë në procesin e dialogut, derisa përmendi edhe planin franko-gjerman.

“Në vitin e ardhshëm, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nën patronazhin e BE-së. Ne mirëpresim përkrahjen tuaj për propozimin e BE-së për normalizim (të marrëdhënieve), i cili do të ndihmojë në krijimin e një të ardhmeje paqësore dhe të begatë për rajonin”, thuhet në mesazh të Bidenit.

Ndërkaq, Sekretari i Shtetit përmend vizitën e pesë diplomatëve të lartë europianë e amerikanë në Prishtinë e Beograd, derisa këtë të fundit e përgëzon për “konstruktivitet”.

“Përshëndeta angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë një vizite të fundit në Beograd. Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”.

Por, Blinken paralajmëroi edhe për “kompromise të vështira” nga të dyja palët.

“Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, ka theksuar Blinken në këtë letër”.

Në letrat e amerikanëve thuhet se e përkrahin Serbinë që të ndjekë rrugën europiane, derisa ia përmendën Serbisë se duhet të jetë në krah me shtetet perëndimore kundër agresionit rus në Ukrainë.

“Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës dhe të mbajmë Rusinë përgjegjëse për luftën e saj të padrejtë dhe të pa shkak kundër Ukrainës”, ka shkruar Biden.

Gjithashtu, edhe Blinken ia përkujton Serbisë që duhet të jetë e bashkuar me shtetet tjera në dënimin e luftës brutale të Rusisë.

“Gjithashtu i bëj thirrje Serbisë që të mbështesë Ukrainën kundër luftës së paprovokuar, të pajustifikuar dhe brutale të Rusisë. Shtetet e Bashkuara mirëpritën mesazhet e Serbisë për mbështetjen e Ukrainës në Kombet e Bashkuara – dhe ne duhet të jemi të bashkuar në mbështetjen e të drejtës së popullit ukrainas për të zgjedhur të ardhmen e tyre”, ka shkruar ai. /Express/

Paraardhëse

‘Plas’ keq mes Bledit dhe Kristit: Ti nuk ke identitet në lojë

Pasardhëse

Fotoja me Nezën e Rossinin që bëri shumë zhurmë, reagon Ilir Meta dhe tregon lidhjet që ka me emrat e njohur

Pasardhëse

Fotoja me Nezën e Rossinin që bëri shumë zhurmë, reagon Ilir Meta dhe tregon lidhjet që ka me emrat e njohur

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.