• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Betohet Presidenti i ri i Republikës, Ilir Meta

25 July, 2017
në Politikë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri Kryetari i ri i Shtetit, Ilir Meta, bëri  betimin në parlament.

Pas një ceremonie të thjeshtë, ku u lexua betimi sipas Kushtetutës, Presidenti Meta u angazhua në detyrat e tij përmes një fjalimi, i cili përfshinte respektimin e Kushtetutës, reformat, marrëdhëniet me opozitën dhe rolin e Shqipërisë në rajon.

“Gjithmonë do t’i shërbej frymës së konsensusit, dialogut, bashkëpunimit e gjithëpërfshirjes në interes të forcimit të institucioneve e bashkëpunimit ndërinstitucional e sidomos të avancimit të reformave më jetike që e bëjnë Shqipërinë një vend më demokratik, më të qëndrueshëm, më të sigurt e plotësisht europian” – tha zoti Meta.

Ai theksoi se papunësia, varfëria dhe emigracioni shqetësues i rinisë mbeten akoma “armiqtë” e vërtetë.

“Reformat e qëndrueshme me rëndësi kombëtare, në funksion të forcimit të institucioneve dhe konsolidimit të pavarësisë së tyre, nuk mund të jenë produkt vetëm i një mazhorance, por i një sipërmarrjeje kolektive kombëtare, ku roli i opozitës është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm” – tha presidenti Meta.

Ai kujtoi se si një vit më parë në parlament u miratua me konsensus të plotë ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi.

“Sot angazhohem edhe si President, për të mbështetur zbatimin e drejtë e transparent të kësaj reforme në interes të forcimit të shtetit të së drejtës, të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe përmirësimit të klimës së biznesit aq e domosdoshme për të rritur ekonominë tonë më tej e sidomos për të krijuar vende pune të mirëpaguara për të rinjtë tanë” – tha zoti Meta.

Pas betimit në parlament, një tjetër ceremoni u mbajt në selinë e presidencës, ku presidenti Nishani i dorëzoi detyrën presidentit të ri Meta.

Zoti Meta u zgjodh në këtë post më 28 prill duke marrë 87 vota pro dhe dy kundër, në një seancë ku mungonte opozita e cila kishte bojkotuar parlamentin ndërsa protestonte duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Zoti Meta, 48 vjeç, është ndër politikanët me një karrierë shumë të gjatë. Ai ka mbuluar pozicione të rëndësishme ndër vite duke qenë dy herë Zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, ndërsa në vitin 1999 u bë kryeministër në moshën 30 vjeçare.

Në vitin 2004 së bashku me përfaqësuesë të tjerë socialistë, ai u shkëput nga kjo parti për të themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke arritur të jetë i vetmi që të imponohet në skenën politike të vendit, me një parti të re, falë lëvizjeve shpesh herë të guximshme.

Në vitin 2009 ai befasoi me vendimin për të hyrë në koalicion me Partinë Demokratike. Ndërsa pak muaj para zgjedhjeve të 2013, ai do të dilte nga qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha, për t’u bashkuar në koalicion me socialistët, duke u rikthyer sërish në pushtet me ta. Por dhe marrëdhëniet me socialistët pësuan një krisje të fortë, pas marrëveshjes që kryeministri Rama arriti me drejtuesin e opozitës Lulzim Basha, në 18 Maj, duke i dhënë fund krizës politike në vend. Kjo marrëveshje u pa si një përpjekje për reduktuar peshën e LSI-së e cila konsiderohej si një forcë përcaktuese në luftën për kontrollin e shumicës mes PS-ës dhe PD-ës.

Megjithëse dha dorëheqjen nga drejtimi i LSI-së, zoti Meta u përfshi në fushatën elektorale, duke sulmuar me tone të ashpra si socialistët me të cilët vazhdon të ndajë pushtetin, ashtu dhe opozitën e djathtë. LSI-ja mundi të marrë 19 mandate, 6 më shumë se në 2013, duke kaluar në opozitë pas ndarjes me PS-ën. Qëndrimet e zotit Meta gjatë fushatës kanë ngritur pikëpyetje mbi raportet e ardhshme mes qeverisë socialiste dhe Kreut të shtetit. Bashkëshortja e zotit Meta, Monika Kryemadhi u zgjodh pak javë më parë në krye të LSI-së.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e martë 25 korrik 2017

Pasardhëse

Rama dhe Berisha shkëmbejnë batuta, Basha i “injoron”

Pasardhëse

Rama dhe Berisha shkëmbejnë batuta, Basha i “injoron”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.