• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Betejat boshe të ministrit Xhafaj kundër krimit, që nga dita që u bë ministër

4 September, 2018
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pavarësisht se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj çdo dy muaj i shpall luftë krimit të organizuar, vendi është kthyer në një arenë lufte ndërmjet bandave.

Policia e ka të pamundur të kontrollojë bandat kriminale dhe deri më tani, nuk ka zbardhur asnjë nga vrasjet mafioze të kohëve të fundit. Qytetet si Shkodra, Vlora, Durrësi dhe Elbasani janë tërësisht nën kontrollin e krimit të organizuar.

Por, qeveria e ka kufizuar luftën ndaj krimit të organizuar vetëm në disa deklarata propagandistike. Kështu që sa herë lufta ndërmjet bandave shkakton viktima të shumta, Ministri Xhafaj takon strukturat e policisë dhe i shpall luftë bandave.

Në dhjetor 2017, disa muaj pas ngjarjes, ende të pazbardhur, mes policisë së Elbasanit dhe fisit Çapja, Ministri Xhafaj deklaroi se:

‘Çapajt nuk mund të simbolizojnë këtë qytet me vlera si Elbasani. Ata dhe të tjerë do të marrin ndëshkimin e merituar.’

Disa muaj më vonë, në prill 2018, Ministri Xhafaj sërish i shpalli luftë bandave, duke u shprehur se:

‘Kemi skeduar të gjitha grupet kriminale në Shqipëri apo që ushtrojnë aktivitetin jashtë vendit.

Jemi të angazhuar për ndëshkimin e këtyre grupeve kriminale. Për t’i vënë para përgjegjësisë dhe ligjit.

Ata duhet ta kenë shumë të qartë që policia do t’jua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë.

Do ua nxijmë jetën! […] Kemi këtu [në Elbasan] dy tre grupe kriminale që i njohim shumë mirë e po punojmë për to për t’i dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt mund t’i vëmë para përgjegjësisë penale.’

Të njëjtën deklaratë bëri edhe dje, si përgjigje për krimet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur ditët e fundit në Shkodër.

Duke folur nga foltorja e kuvendit, Ministri Xhafaj tha se:

‘Ne jemi përfshirë në një luftë intenisve me grupet kriminale. Kemi bërë një skanim të plotë të tyre, një profil të qartë të tyre, të grupeve kriminale që nuk u krijuan as dje, as pardje por që e kanë zanafillën me vite të tera me aktivitet intensiv.

Gjatë muajit shtator- tator në saj të provave që kemi mbledhur dhe punës intesive që kemi bërë jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve kriminel. Ne do të vijojmë me përgjegjësi luftën pa kompromis ndaj këtyre grupeve krimianale.’

Njësoj si ish-ministri Tahiri, ashtu dhe Ministri Xhafaj bashkë me drejtuesit e lartë të policisë, refuzojnë të mbajnë përgjegjësi personale, pavarësisht situatës së krijuar muajt e fundit në Shqipëri, me një seri krimesh të rënda e përplasje mes bandash, e cila ngre pikëpyetje të mëdha veçanërisht mbi punën e Ministrisë së Brendshme./exit

© SYRI.net

Paraardhëse

Profili i hajdutit famëkeq me Master, pushime luksi me të dashurën, zbulohet arsenali i vjedhjeve, e therrisnin ‘Dr. K’

Pasardhëse

“Kur Japonia dhe Kolumbia njihnin Ahmet Zogun si Mbret të shqiptarëve”

Pasardhëse

"Kur Japonia dhe Kolumbia njihnin Ahmet Zogun si Mbret të shqiptarëve"

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.