• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Beteja e lodhur e kundërshtarëve të Bashës

31 July, 2017
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Kundërshtarët e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike po përpiqen të vazhdojnë betejën e tyre proceduriale kundër asaj që ata e konsiderojnë, shkelje të rregullave të demokracisë në partinë e tyre. Në një peticion të bërë publik sot, ata po kërkojnë një Kuvend Kombëtar, që të garantojw rregullat e lojës, lidhur me rastet kur kryetari i partisw humbet zgjedhjet, ose përsërit humbjen.

Beteja ka gjasa të jetë një tjetër sprovë e fituar nga Lulzim Basha, i cili ka fituar imunitet nga sulmet brenda partisë dhe i fiton betejat me to, duke mos i zhvilluar ato fare.

Por kjo nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, as për publikun dhe as për vet PD-nw më. Ajo që duket e tepërt tek qëndrimi i kritikëve të Bashës, është koncepti i tyre procedurial për betejën kundër Bashës. Edhe para zgjedhjeve, edhe gjatë zgjedhjeve, edhe pas zgjedhjeve të humbura nga Basha, edhe gjatë rikandidimit të tij, ata u vizatuan si një grup i kompleksuar nga procedura.

Për procedurë ata nuk kandiduan si të pavarur, kur Basha refuzoi të firmosw marrwveshjen “McAllister” në fund të prillit. Nëse do ta kishin bërë atë, së paku dhjetë deputetw të PD, Basha jo vetëm do hynte në zgjedhje, por ata do ishin fitimtarë të një beteje, pasi do ta tërhiqnin atë zvarrë në zgjedhje, dhe do ishin më pas pjesë e grupit të PD, si fitimitarë të betejës me Bashën.

Ata për procedurë heshtën kur i flaku nga lista dhe me një lloj lejefenizmi dhanë dhe “mbështetje formale” që PD të fitonte zgjedhje, lejfenizëm që jo vetëm nuk ju shpërblye me mirwnjohje, por po akuzohen sot, pikërisht për atë gjë.

Ata për procedurë shpallën kandidat përballë Bashës,  që kërkonte përmbushje procedurash në garën për PD. Basha natyrisht nuk u lodh, se e përjashtoi vetw nga gara, por beteja e tyre ishte sërisht tek procedurat.

Basha u rizgjodh më në fund në një proces skandaloz, dhe ata po kërkojnë sërish procedura të reja, që e ardhmja e tij të bllokohet me Kuvend Kombëtar.

Kjo i bën ata jo vetëm të dobët politikisht, por i shndëron nga sfidantw në kritikë, nga alternativw, në përshtatës. Që kundërshtarët e Lulzim Bashës të konsiderohen të tillë në PD, duhet të sillen si kundërshtarë. Ata nuk kanë më punë me të ardhmen e Lulzim Bashës në PD, përderisa biem dakord se ai e vodhi partinë dhe nuk e fitoi. Ata duhet të shikojnë të ardhmen e tyre në politikë brenda apo jashtë PD.

Çdo përpjekje për të bërë sikur e lufton Bashën me procedura, në fakt forcon mitin e tij si lider dhe i fut të gjithë në spiralen e lojës së tij.

Nëse Basha ka vërtet kundërshtarë në parti, ata duhet të bëjnë betejën e tyre politike publike dhe të grupohen brenda apo jashtë partisw, si një zë i qartë politik, jo si Këshill ankesash. Ata kanë prova që procesi është manipuluar dhe askush nuk i ka çuar në Prokurori, se “diskretitohet” partia.

Kështu si sillen këta, duket sikur Basha është një udhëheqës që nuk i kupton mirë ato rregullat brenda PD dhe këta po e mësojnë. Lulzim Basha i ka shkelur me vetwdije rregullat dhe statutin e PD, dhe do t’i mundte këta dhe nëse do konkurronin me të. Kësisoj, vazhdimi i betejës për ta kapur Bashën me procedura, është jo vetëm jofrymëzues për mbështetësit e tyre, por është shumë në favor të Bashës, pasi duket sikur ka një shpresë që po e kufizuan këta, që herë tjetër të mos bëjw më këto gabime, problemi u zgjidh. Kështu mund të mendojw vetëm Berisha, se ai nuk ka leverdi që Basha ta përsërisw këtë betejë brenda PD, se shkrihet fare. Por ai është me Bashën dhe është llogjik ky qëndrim. Por nuk është llogjik për kundërshtarët e Bashës.

Ky mentalitet vjen nga fakti se shumica  e kësaj elite politike të PD që po kundërshton Bashën, vjen nga një pranim në heshtje i historisë së shëmtuar të PD, ndaj çdo kundërshtari që i dilte përballw Berishës. Këta nuk janë të mbijetuar lufte në PD, por pjesë e suksesit të Berishës, kundër të tjerëve. Një i tillë është dhe Basha. Ndaj t’i kërkosh Bashës atë që si ke kërkuar dot Berishës, dhe akoma më keq, të shpresosh që po ja kërkove do rregullosh historinë e PD, duke e bërë si para 2013-s,  është humbje kohe.

Ata kanë shans ose t’i qëndrojnë Bashës politikisht fort përballë, duke e dëmtuar si lider, ose të bëjnë historinë e re të tyre, pa Bashën e Berishën.

Paraardhëse

Abonetë nuk ndryshojnë, njoftimet abuzive e të pamiratuara

Pasardhëse

Edi Rama me kosë në dorë

Pasardhëse

Edi Rama me kosë në dorë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.