• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Besnikët tradhtojnë Berishën për vetingun në politikë, Shehu, Baçi, Koti, Vokshi dhe Çelaj firmosin draftin për spastrimin e të korruptuarve

27 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
757
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Disa deputetë që janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë firmosur pro vetingut në politikë. Pak ditë më parë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zbuloi se PD mbështet futjen në veting të politikës, me qëllim pastrimin e saj nga krimi dhe korrupsioni, ndërkohë që ish-kryeministri Berisha e cilësoi si çmenduri nismën e demokratëve. Gazeta ka siguruar amendamentin kushtetuese për vetingun në politikë që është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa rezulton se janë plot 39 deputetë të Partisë Demokratike me në krye Lulzim Bashën, të cilët kanë firmosur propozimin për verifikimin e krerëve të shtetit dhe politikës për lidhjet me krimin dhe ligjshmërinë e pasurive.

Por ajo që bie në sy në listën me 39 emra, është fakti se nisma ligjore e Lulzim Bashës është firmosur edhe nga pesë deputetët Tritan Shehu, Sorina Koti, Luan Baçi, Albana Vokshi dhe Isuf Çelaj, të cilët i janë bashkuar “Foltores” së Sali Berishës, duke u pozicionuar kundër kryedemokratit Basha. Kjo do të thotë se në kushtet kur nisma ligjore kundërshtohet nga Sali Berisha, duke e konsideruar si aktin më të turpshëm në historinë e pluralizmit, deputetët e PD-së që njihen si besnikë të ish-kryeministrit janë shfaqur hapur pro vetingut në politikë, duke u pozicionuar kësisoj kundër ish-liderit demokrat.

Pra, nga i gjithë ky debat, lajm është se Berisha është tradhtuar nga 5 deputetë. Ndërkaq mes 39 deputetëve që kanë firmosur amendamentin kushtetues për vetingun në politikë janë Xhelal Mziu, Arbi Agalliu, Ina Zhupa, Eralda Bano, Merita Bakiu, Zheni Gjergji, Lindita Metaliaj, Seladin Jakupllari, Lefter Gështenja, Bledion Nallbani, Helidon Bushati, Belind Këlliçi, Ervin Salianji, Ilda Dhori, Saimir Korreshi, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Andia Ulliri, Grida Duma, etj, duke u rreshtuar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Më tej në amendamentin kushtetuese për vetingun në politikë që është depozituar në Kuvend bëhen me dije edhe parashikimet dhe arsyet se kur një politikan është subjekt i këtij ligji. Kështu në nenin 176/3 tek Kontrolli i pastërtisë së figurës theksohet se funksionari publik dorëzon një deklaratë dhe i nënshtrohet një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar.

Sipas dokumentit, funksionarët publikë plotësojnë dhe i dorëzojnë SPAK një deklaratë të detajuar për figurën e tyre që mbulon një periudhë 10 vjet përpara deri në datën e deklarimit. Mirëpo siç thuhet në relacion, nëse funksionari publik ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, atëherë ndaj tij merret masa e ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik. Ndërkohë në nenin 176/4 tek kontrolli i pasurisë thuhet se funksionari dorëzon një deklaratë të re dhe të detajuar të pasurisë. Por sipas dokumentit, nëse gjatë kontrollit rezulton se funksionari publik ka një pasuri më të madhe se dyfishi i pasurisë së ligjshme, ai konsiderohet se disponon pasuri të pajustifikuar ligjërisht dhe ndaj tij merret masa e ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik.

Paraardhëse

Buxheti 2022, Ministria e Brendshme: Do rrisim numrin e hetimeve proaktive, prioritet përmirësimi i kontrollit rrugor

Pasardhëse

Basha shpërthen ndaj Metës dhe Berishës: Janë të tmerruar nga vetingu në politikë

Pasardhëse

Basha shpërthen ndaj Metës dhe Berishës: Janë të tmerruar nga vetingu në politikë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.