• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Besnik Muço, misteri i zhdukjes së ish-prokurorit të Berishës

19 November, 2017
në Aktualitet
0
41
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Para se të niste ushtrimin e profesionit të avokatit, Besnik Muço, i zhdukur që prej datës 2 nëntor 2017, kur u nis me traget drejt Italisë, ka punuar për një kohë të gjatë si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, dhe më pas ai u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme deri në vitin 1997. Pas lënies në këtë vit të detyrës si prokuror në organin qendror të akuzës, sipas familjarëve, Besnik Muço ka kërkuar azil politik në Itali.

Nuk dihen arsyet e kësaj kërkese dhe as nëse zhdukja e tij ka lidhje me ndonjë konflikt për shkak të detyrës. Mediat italiane raportuan këtë të shtunë se në brigjet e Leçes është gjetur në det një trup i pajetë i cili dyshohet se i përket avokatit të zhdukur. Besnik Muço ishte nisur në datën 2 nëntor me traget drejt Italisë, ndërsa pas hipjes në traget nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Analizat e ADN-së
Mediat italiane raportojnë se kufoma është gjetur në brigjet e Leçes. Lajmi është publikuar nga “Corriere Adriatico” ku thuhet se në 6 nëntor në provincën Castro (Leçes) është gjetur një trup i pajetë, i cili ishte në det prej shumë ditësh. Sipas autoriteteve italiane, dyshohet se ky trup i përket avokatit Besnik Muço, por për të vërtetuar dyshimet do të bëhet analiza e ADN-së. Avokati Besnik Muço u nis nga Durrësi drejt Barit me traget në 2 nëntor. Mediat italiane shkruajnë se në zonë nuk është zhdukur ndonjë person tjetër, prandaj dyshohet se është trupi i Besnik Muços.

Rezultati i ADN-së pritet të dalë brenda disa ditësh, për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për avokatin e zhdukur ose jo. Bashkëshortja e tij ka denoncuar në Itali zhdukjen e Besnik Muços, ndërkohë që në Shqipëri kanë nisur hetimet për rrëmbim personi. Besnik Muço jetonte prej 15 vitesh në Macerata të Italisë bashkë me gruan dhe dy fëmijët.

Pamjet filmike në Durrës
Policia shqiptare ka sekuestruar kamerat e sigurisë të portit të Durrësit për të zbuluar nëse është rrëmbyer avokati, por deri më tani nuk ka dalë ndonjë e dhënë. Besnik Muça sipas sistemit TIMS ka bërë “Check-in” në Portin e Durrësit, drejt Barit dhe dyshohet se ai është zhdukur në tragetin e linjës Durrës-Bari. Besnik Muça punonte si avokat prej disa kohësh në Tiranës.

Ai kishte dokumente të rregullta qëndrimi për në Itali dhe ushtronte edhe profesionin si avokat i lirë. Ai udhëtonte dy herë në muaj drejt Italisë, për të qëndruar me familjen. Sipas dëshmisë së gruas në Itali, në komunikimin e fundit që ajo kishte pasur me bashkëshortin, nuk ishte shfaqur i shqetësuar. Edhe vëllai i Besnik Muços ka konfirmuar në polici se ai nuk ishte i shqetësuar gjatë takimeve që kishte zhvilluar me të.

Paraardhëse

Ambasadorja gjermane: Vetting-u, prova për hapjen e negociatave

Pasardhëse

Zhdukja e avokatit Muço, dalin detaje horror nga hetimet

Pasardhëse

Zhdukja e avokatit Muço, dalin detaje horror nga hetimet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.