• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

BESA kundër BDI, s’pranon Xhaferrin për kryeparlamentar

28 March, 2017
në Rajon
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kuvendi i Maqedonisë kërkon zgjidhje për krizën politike pas thellimit të saj në fillim të seancës konstituive pasi ajo u kthye në një maratonë fjalimesh politike dhe akuzash për destabilizimin e këtij vendi.

Partitë politike thonë se zgjidhja e këtyre problemeve duhet diskutuar. Por, VMRO e Nikola Gruevskit, do të vazhdojë të bllokojë foltoren e Kuvendit për aq sa të jetë e mundur.

Shqiptarët thonë se zgjidhja do të bëhet përmes institucioneve. Por, mospranimi i lëvizjes Besa të kandidaturës së Talat Xhaferrit, ka ndryshuar situatën. BDI, kandidati i së cilës është i propozuar për kryetar të Kuvendit, thonë se lëvizja Besa do të paguajë çmim politik.

“Është problemi i kulturës parlamentare, është diçka që edhe opinioni duhet të mësohet. Në të gjithë këtë situatë, ajo që dua të veçojë është e mira që debati u kthye në Parlament, se si do të ecin gjërat tani le të shohim”, shprehet Xhevat Ademi, BDI.

Por, kjo nuk e brengos liderin e Besës. Nëse do të ketë kandidat tjetër, ata do ta diskutojnë.

“Qytetarët e thanë fjalën e tyre në zgjedhjet e fundit. Unë e kam thënë shumë herë se për shqiptarët e Maqedonisë, sa më e dobët është BDI-ja, aq më të fortë janë shqiptarët e Maqedonisë”, shprehet Zeqiria Ibrahimi, lëvizja Besa.

Lideri i LSMD-së, Zoran Zaev, i pyetur nga Top Channel, thotë se kjo është një fushatë për të ikur nga përgjegjësia. Dhe, problemet nuk i sheh si etnike.

“Kjo është një përbuzje e turpshme. Ata bëjnë sikur nuk kuptojnë asgjë. Por, mund të them se nuk do të mund të zgjasë përgjithmonë dhe ditët i kanë të numëruara”, shprehet Zaev.

Seanca e Kuvendit ka vazhduar dhe fundi i saj nuk dihet. Lideri VMRO, Nikolla Gruevski, thuhet se ka udhëtuar në Maltë për punë partiake.

VMRO thotë se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për zgjidhjen e krizës parlamentare, ndërsa partitë shqiptare janë të bashkuara për një zgjidhje institucionale, por lëvizja Besa nuk pranon kandidatin e BDI-së. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen punimet e kuvendit pasi ka shumë deputetë për të diskutuar./Tch/

Paraardhëse

Nënshkruhet në Paris partneriteti strategjik Shqipëri- Francë

Pasardhëse

Ministri dhe deputeti i PS-së nën shoqërinë e dy trafikantëve të drogës

Pasardhëse

Ministri dhe deputeti i PS-së nën shoqërinë e dy trafikantëve të drogës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.