• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Berlini zyrtar: Për kë do hapet Gjermania e për kë jo që nga 15 qershori

11 June, 2020
në Botë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Që nga 15 qershori, Gjermania do të heqë kontrollet në vendkalimet kufitare të futura në mes të marsit pas shpërthimit të pandemisë koronavirus, dhe në të njëjtën kohë të rifillojë pranimin e refugjatëve të mitur nga ishujt grekë.

“Prej javës tjetër, qytetarët e BE nuk do të kenë më nevojë për një arsye të veçantë për të hyrë në Gjermani, dhe rregullat e karantinës do të hiqen,” tha ministri i Brendshëm Horst Seehofer pas një takimi të rregullt të qeverisë gjermane të mërkurën.

E njëjta gjë vlen edhe për Norvegjinë, Lihtenshtajnin dhe Zvicrën, vendet që nuk janë anëtare të BE-së, por janë të vendosura brenda Shengenit.

Kontrollet për pasagjerët që vijnë nga Spanja mbeten në fuqi deri më 21 qershor.

Për vendet ku ende është regjistruar një numër i lartë i infeksioneve të reja, siç është Suedia, shumica e shteteve federale gjermane kërkojnë karantinë.

“Heqja e kontrolleve kufitare ka rikthyer lirinë e lëvizjes brenda BE”, tha Seehofer.

Ai hodhi poshtë akuzat e disa politikanëve të kristiandemokratë, të cilët përshkruan futjen e kontrolleve kufitare si “masa të tepërta”.

“Mbyllja e kufijve të brendshëm, sipas mendimit tonë, ka kontribuar shumë në frenimin e përhapjes së koronavirusit”, tha Seehofer, duke shtuar se në rast të një pandemie, është më mirë të jesh vigjilent.

Gjermania gjithashtu do të zgjasë paralajmërimet për udhëtime në vendet jo të BE-së deri në fund të gushtit.

“Ne nuk mund dhe nuk do të rrezikojmë që gjermanët të bllokohen përsëri këtë verë në të gjithë botën, ose ata që kthehen nga pushimet në Gjermani të sjellin virusin pa e ditur atë,” tha ministri i Jashtëm Heiko Maas në një deklaratë.

I vetëdijshëm se shumë gjermanë do të ishin të lumtur të shkonin me pushime në Turqi, SHBA, Afrikën e Veriut ose Azinë Juglindore, ai tha se qeveria do të rishqyrtojë paralajmërimet përpara shtatorit.

Më shumë solidaritet për refugjatët

Gjermania gjithashtu do të vazhdojë t’i këshillojë qytetarët të mos udhëtojnë në MB, tha Maas.

Në të njëjtën kohë, Seehofer njoftoi ri-pranimin e refugjatëve nga vendet e tjera të BE-së, i cili, gjithashtu për shkak të ë krizës u pezullua për disa muaj.

“Duke filluar nga java tjetër, ne po marrim fëmijë nga kampet në ishujt grekë që kanë nevojë për kujdes mjekësor,” tha Seehofer.

Gjermania ka njoftuar se do të marrë përsipër disa prej refugjatëve që kanë mbërritur në Mesdhe javët e fundit nga Italia dhe Malta.

Në të njëjtën kohë, Ministri i Brendshëm shprehu dëshirën për “më shumë solidaritet” midis vendeve të BE-së kur bëhet fjalë për pranimin e refugjatëve.

Paraardhëse

Kërcimi i shifrave, Berisha tregon ç’po ndodh në vend me shifrat alarmante: QSUT bombë virale

Pasardhëse

A duhet të hapet transporti publik ndërkohë që kemi një ‘boom’ infektimesh me COVID-19 në vend? Pipero jep përgjigjen e prerë

Pasardhëse

A duhet të hapet transporti publik ndërkohë që kemi një ‘boom’ infektimesh me COVID-19 në vend? Pipero jep përgjigjen e prerë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.