• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berishës i hiqet arresti shtëpiak, Argita Malltezi: E prisja lirimin e tij

27 November, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Argita Malltezi ka reaguar për herë të parë pasi babai i saj njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga masa e arrestit shtëpiak. Malltezi është shprehur se e priste vendimin për lirimin e Berishës, ndërsa tha se nuk e ka humbur shpresën për rikthimin e ligjshmërisë në vend.

“Asnjëherë nuk kam humbur shpresën për rkthimin e ligjshmërisë në vend e kam thënë që Sali Berisha do ta fitojë këtë betejë. Vendimi i sotëm kishte surprizat e tij. Berisha përmes lobimit korruptiv të Soros dhe Ramës u shpall non grata. Soros kërkonte të përcaktonte deputetët e opozitës. Escobar dhe Yuri Kim bënë presion të hapur ndaj SPAK për të filluar çështjen penale. Balla bëri një kallëzim të rremë që e kemi zbërthyer Rama urdhëroi SPAK për të marrë masa ndaj Berishës. Fillimisht kufizimi i lirisë pastaj u zëvendësua me arrest mbi bazën e një çështjeje penale që nuk ekzistonte. Ishte bazuar në kallëzimin e rremë të Ballës.”, u shpreh ajo në A2CNN.

Sipas Malltezit vendimi i arrestit shtëpiak ndaj Berishës përbënte shkelje të Kushtetutës, ndërsa shtoi se me sot u rivu në vend drejtësia. Ajo theksoi se faktorët që, sipas saj ndikuan në këtë vendim, ishin qëndresa opozitare, përshkallëzimi i aksionit opozitar, dhe atë që Malltezi e quan “fryma e re pas fitores së Trump”.

“Vendimi i arrestit shtëpiak përbënte shkelje të Kushtetutës. Berisha u vu nën masa krejt ndryshe nga precedentët e tjerë. U shkel kodi i procedurës penale dhe të gjitha këto tregojnë që nuk ka pasur çështje penale, por as bazë për të vendosur arrestin. U vendos duke thënë që nuk iu bind masave të para”. Është një rivënie e të drejtës në vend, por askush nuk duhet të harrojë rrugën e gjatë që bëmë deri këtu. Faktor determinant ka qenë qëndresa e opozitës në këto 333 ditë, përshkallëzimi i aksionit opozitar, fryma e ndryshimit që u ndje me Donald Trump, jo si individ por si luftëtar në zmbrapsjes e rrezikshme dhe procedura në Strasburg që adresonin pretendimet që ne kemi ngritur në vijimësi dhe që janë injoruar nga gjykatat vendase.”, tha ajo.

Paraardhëse

Në New York festohet 112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, kryebashkiaku vlerëson kontributin e komunitetit shqiptar

Pasardhëse

Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, kryeministri Rama krah homologut Albin Kurti dhe presidentit Bajram Begaj

Pasardhëse

Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, kryeministri Rama krah homologut Albin Kurti dhe presidentit Bajram Begaj

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.