• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Berisha vlerëson Enver Hoxhën dhe thotë se do jetojë 120 vjeç

19 February, 2016
në Dosje
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjatë një interviste të gjatë në “Debat në Channel One” me Roland Qafokun, ish-kryeminsitri Sali Berisha ka folur për grevën e urisë të studentëve 25 vite më parë që çoi në rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës, për të cilin çuditërisht bën një vlerësim pozitiv…

Në këtë intervistë, Berisha ka folur për origjinën e tij si edhe për Kosovën dhe zhvillimet e mëpasme, ku për herë të parë tregoi se Sigurimi i Shtetit mbante lidhje më shërbimin sekret serb.

Konkretisht, Berisha thotë: “Çfarë ndodhi në vitin 1991? Sigurimi i Shtetit vendosi urat më të fuqishme me shërbimin serb. Ramiz Alia dhe Millosheviçi bënë gjithçka që të mbeten në pushtet si Gorbacovët e Ballkanit. Ishte një moment jashtëzakonisht i vështirë kur agjentura serbe vërshonte në mbështetje të regjimit të Ramiz Alisë, dhe po këto veprime bëheshin në Kosovë”.

Është interesant fakti se pas 25 vjetësh, Sali Berisha, për herë të parë shqipton diçka pozitive për Enver Hoxhën. Berisha tha: “Nacionalizmi shqiptar çliroi Kosovën dhe kjo është një nga faqet më të ndritura në historinë e një kombi. Por po të mos ishte Lufta Çlirimtare nuk dihet se çdo ndodhte me Shqipërinë mbrapa, pasi nuk është se nuk kishte skenare. Pra në këtë drejtim Enver Hoxha kishte të drejtë…”

Më tej gazetari e pyet: Edhe për largimin nga traktati i Varshavës?

“Po, ne e kemi mirëpritur atë. Po të kthehemi në atë kohë, problemi më madhor ishte Rusia dhe filorusizmi, i cili ishte një armik, i shndërruar në sundimtar të vendit. Nëse Hoxha do të merrte rrugën e hapjes së vendit, absolutisht ai do kishte arritur të kishte një vend tjetër në historinë e vendit dhe do ishte meritë që ai e shkëputi vendin nga Rusia sepse ai e rreshtoi vendin me armiqtë shekullorë tradicionalë. Rusia nuk kishte ëndërr tjetër pas Dardaneleve, ëndërr më të madhe sesa Durrësi. Ata që njohin historinë e dinë mirë që ambicia më madhore në Ballkan ishte Durrësi, natyrisht nëpërmjet Serbisë….”

Gjithsesi, duke u ndalur te qëndrimi i tij lidhur me Kosovën, Berisha tha: “Kosova ishte një çështje e tradhtuar, çështja kombëtare shqiptare ishte një çështje e tradhtuar në mënyrën më të paimagjinueshme”.

Ndërsa pyetjes së gazetarit: “Nga e njihnit ju kaq mirë këtë çështje?”, Berisha iu përgjigj:“Tropoja deri në Fierzë është Kosovë. Unë u rrita në një familje, e cila që nga fëmijëria më e hershme e deri sa jam larguar prej asaj vatre, që nga mëngjesi deri në darkë kishte pothuajse vetëm një temë dhe ajo ishte Kosova.

Familja ime të gjitha miqësitë i kishte në Kosovë, kishte përkrahur fuqishëm Luftën duke besuar te konferenca e Bujanit dhe marrëveshja që u arrit që Kosova të bëjë referendum pas mbarimit të Luftës. Një familje pa asnjë lidhje ideologjike me komunizmin, kishte përkrahur në mënyrën më të vendosur Luftën për këtë shkak dhe pas vendosjes së kufirit, burrat e shtëpisë sime ishin të brengosur në shkallën më të lartë që mund të imagjinosh. Unë ata s’i kisha parë kurrë të derdhnin lot as në mort, por janë përlotur për Kosovën.

Ne kishim një traditë të familjes së madhe ku veçanërisht dimrit, mblidheshin, bisedonin, këndohej me lahutë, çifteli. Biseda dhe kënga ishin gjithnjë Kosova. Këndonin me zë dhe nën zë duke ecur e punuar”.

Më tej biseda vijon:

-Po kullën e keni rikonstrukturar?

Djali po e rikonstrukturon, por nuk ka mbaruar. Është ngritur muri dhe është vendosur çatia. Nuk është prishur asgjë, vetëm muret sepse rezultoi që njëri mur ka pasur të mbështetur murin e shtëpisë së një kushëririt tonë. Dhe aty kishte shumë lagështirë që e kishte dëmtuar shumë murin kështu që jashtë parashikimit një pjesë e murit u prish. Them se kulla fillimisht është ndërtuar nga vitit 1860-1870. Aty ka lindur gjyshi im, por jo stërgjyshi, sepse ai ka jetuar gjatë, deri në 120 vjeç. Eshtë pasaportë e shkëlqyer..

-Pra kur thoni se do jetoj shumë e keni nga stërgjyshi?

Po, nga ata e kam. Pastaj është djegur 3 herë edhe nga serbët edhe turqit. Po të shkosh aty sheh se ajo ka një pozicion jo shumë të favorshëm, në kuptimin që është në udhëkryq, është rruga që shkon për në Gjakovë dhe rruga të cilën e përdor gjerësisht Hasi për të dalë në bjeshkët e veta. Ajo ka qënë kullë me odë..

-Kur keni qenë për herë të fundit atje?

Kam shumë shumë vite. Nga 14 vjeç që jam larguar, s’kam shkuar më.

-Kur të mbarojë rikonstruksioni do shkoni?

Do të shkoj…

Paraardhëse

Dollapi i Xhesikës

Pasardhëse

Dhuna qeveritare, Haradinaj dorëhiqet nga mandati i deputetit

Pasardhëse

Dhuna qeveritare, Haradinaj dorëhiqet nga mandati i deputetit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.