• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha tregon lidhjet familjare të Fatmir Xhafajt tek punëtorët në Albcontrol

8 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
214
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

65 kontrollorë të trafikut ajror kanë ndaluar punën ditën e djeshme duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave si: rikthim i kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare e plotë për vitin 2020; një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.

Ish-kryeministri, Sali Berisha, thotë se qeveria Rama veproi si një regjim diktatorial me kontrollorët e Rinasit. Për Rtv Ora, ai thotë se në çdo vend të botës ka greva të herëpashershme të kontrollorëve të trafikut ajror, por askush nuk i trajton si puçistë siç bëri Rama.

Deklarata e Berishës:

“Qeveria shqiptare veproi si çdo lloj regjimi diktatorial duke filluar nga akuzat për grusht shteti në një kohë kur aty janë njerëzit e tyre më të besuar. Në funksionet më të rëndësishme të kontrollit ajror është vëllai nga nëna i Fatmir Xhafaj, në pozicionin tjetër po kaq të rëndësishëm është benjamini kryesor i ndrikull grykësisë e me radhë. U përdorën formulat më të vjetra për të zgjidhur një problem delikat sepse pozicioni i Albcontrol është një nga më delikatët për vendin. Por kontrollorët e hapësirës ajrore në mbarë botën, përfshirë SHBA, Italinë, Gjermaninë dhe vende të tjera herë pas here ngrejnë zërin e tyre qoftë dhe me greva për kërkesa të caktuara. Veprimtaria legale e kontrollorëve mori një përgjigje ilegale, antikushtetuese, manumilitar. Kjo nuk është zgjidhja sepse zgjidhja është duke njohur, respektuar kërkesat e drejta, duke vazhduar dialogun me punonjësit e një sipërmarrje publike.

Me datën 20 e ca janar kontrollorët e trafikut ajror të Italisë kanë qenë në grevë, në SHBA kanë bërë një seri grevash dhe akush nuk i ka akuzuar ata për puçe, sabotim dhe grushte shteti. Akuza të kësaj natyre janë akuza të regjimeve të shkuara, reminishenca e atyre regjimeve. Gjithçka duhej të zgjidhej me dialog, nëse kishte një emergjencë duhej ti jepej rrugë. Por nuk mund të trajtoheshin kurrë si puçistë pse është i vëllai i Fatmir Xhafaj apo benjami i ndrikull Ballukut”, u shpreh Sali Berisha.

Paraardhëse

Acarohet Sindi nga takimi i Muratit me Olën: “Ti Murat je çunak akoma”

Pasardhëse

Bllokimi i fluturimeve ajrore, Kombëtarja nuk udhëton drejt Ukrainës (FOTO)

Pasardhëse

Bllokimi i fluturimeve ajrore, Kombëtarja nuk udhëton drejt Ukrainës (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.