• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Berisha takon ambasadoren greke, “harron” paktin e Detit, por akuzon qeveritë socialiste…

27 October, 2016
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish- kryeministri Sali Berisha sot zhvilloi në një takim ambasadoren e Greqisë në Tiranë, zonjën Eleni Sourani.

Përmes një njoftimi për mediat Berisha tregon temat e bisedës mes të cilave njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Greqisë, apo edhe akuza ndaj qeverive socialiste, por nuk ka asnjë fjalë në lidhje me traktatin e detit.

Njoftimi i plotë i dalë nga zyra e ish-kryeministrit:

I urova ambasadores Sourani suksese në misionin e saj dhe shpreha mirënjohjen për ndihmën e madhe e të gjithanëshme që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në këto 25 vite. Greqia i ka dhene nje ndihme te çmuar Shqiperise ne procesin e integrimit ne NATO dhe BE,emigracioni shqiptar ne Greqi dhe investimet greke ne Shqiperi kane peshen e tyre dhe kontributin e çmuar ne bashkepunimin midis vendeve tona.

Une shpreha optimizmin tim se marrëdhëniet midis dy vendeve tona, te cilat nuk kane asnje pretendim territorial ndaj njeri tjetrit, do përmirësohen vazhdimisht për të arritur nivelin që meritojnë.

Nënvizova se mes dy vendeve dhe popujve ka baza të forta për bashkëpunim dhe marrëdhënie miqësore e të shkëlqyera në të ardhmen. Problemet e trasheguara duhet te zgjidhen duke njohur realitetet. Sikunder mendoj se duhet shmangur nga kushdo perdorimi i tyre per qellime elektorale.

Ambasadorja më shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë në nënshkrimin e traktatit të miqësisë Shqipëri-Greqi që ishte një hap i rëndësishëm përpara në marredhëniet mes dy vendeve. Ajo theksoi se Greqia e sheh Shqipërinë si një partner dhe aleat në NATO dhe mbeshtet integrimin eruopian te saj.

Në takim nënvizova nevojën e njohjes së Kosoves nga Greqia, si një hap që i kontribuon stabilitetiti në rajon. Theksova se midis Kosovës dhe Greqisë nuk ekziston asnjë pengesë për njohjen, dhe marrëdhëniet dhe çështjet bilaterale midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe zgjidhja e tyre nuk duhet ndikojnë raportet e Greqisë me Kosovën. Ambasadorja pohoi përparimin e marredhënieve te Greqisë me Kosovën, të udhëhequra nga interesi bilateral.

Theksova se qeveria greke, me dy vizita të ministrit të jashtëm ka treguar vullnet për ti çuar mardhëniet me Shqipërinë përpara. Në takim mbështeta pikëpamjen se Traktati i vitit 1996 perben një bazë solide në marredhëniet tona, dhe për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes të dy vendeve, në interes reciprok te qytetarve ne të dy vendet. Por theksova gjithashtu se nëse ky traktat nuk do të ishte bllokuar nga qeverite socialiste që erdhen ne dy vendet tona ne pushtet pas firmosjes se Traktatit gjërat do mund të kishin ecur shumë më mirë.

Paraardhëse

SHBA vret me dron liderin e Al Kaidës në Afganistan

Pasardhëse

Artistët shqiptarë mblidhen në Valbonë dhe Tiranë për protestë

Pasardhëse

Artistët shqiptarë mblidhen në Valbonë dhe Tiranë për protestë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.