• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha shpall datën e Kuvendit Kombëtar dhe sulmon Bashën me Yuri Kim, kreu i PD i përmend sërish aleancën me Metën kundër SHBA

30 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
41
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur dje në një takim me simpatizantët demokratë të qytetit të Lezhës, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryeministrit Edi Rama dhe ndërkombëtarët. Qysh në fillim të fjalës së tij, ish-kryeministri Berisha deklaroi se “Foltorja” është shndërruar në uragan shprese dhe besimi, ndërkohë që njoftoi se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet në 11 dhjetor.

“Foltorja është shndërruar në një uragan shprese dhe besimi se ky vend do të ndryshojë me shpejtësi të madhe. Për herë të parë, pas 30 viteve, Shqipëria ka një llavë të tillë entuziazmi, besimi dhe shprese, e cila njëlloj siç përmbysi diktaturën komuniste 30 vite më parë, do përmbysë narkoshtetin e Edi Ramës pas 30 vitesh. Ndaj sot nga Lezha kam kënaqësinë e madhe të informoj shqiptarët, të informoj demokratët në Shqipëri dhe në mbarë botën, se në 11 dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria”, deklaroi ai.

Nga Lezha ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe njëherë vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD. Berisha u shpreh se e këshillon Bashën që të rrijë gjithë natën pa gjumë, duke u lutur për besëprerjen e tij.

“E këshilloj që kur të kujtojë Lezhën të rrijë gjithë natën pa gjumë duke u lutur për besëprerjen e tij. Nëse atë vendim do ta merrte duke mbledhur Këshillin Kombëtar unë absolutisht do të pranoja çdo vendim. Por vendimin ai e mori pa pyetur njeri, sepse ata të cilët e mbajnë peng nuk e lejojnë të marrë mendimet tuaja”, u shpreh ai. Po ashtu mes të tjerash Berisha theksoi se ishte faji i Bashës që Rama për 3 mandate radhë është në pushtet. “Në 27 prill në vend se të ftonte demokratët e Lezhës dhe mbarë Shqipërisë në Tiranë, për t’u përballur, mendonte për karrigen e tij se si të fillonte zgjedhjet në parti nga frika se ikte. Ndaj edhe ne sot jemi jo vetëm të poshtëruar nga humbja në humbje, sepse mos harroni se Rama ka 3 mandate që kalon nga fitorja në fitore dhe Basha nga humbja në humbje”, tha ai.

Por ish-kryeministri Sali Berisha artikuloi edhe akuza të forta ndaj ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Berisha theksoi se ambasadorja Kim është në konflikt interesi, pasi sipas tij, është e kapur nga qeveria.

“Nuk duhet të nisemi nga disa qëndrime sporadike ose qëndrime të caktuara. Iu thashë nja dy muaj më parë se zonja ku përmendi barin, për mua nuk është gjë tjetër veçse një diplomate që kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë, por tani që e shohin me Majezën e qeverisë, e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë. Unë askujt nuk i hyj në jetën private, por konflikti i interesit është konflikt interesi, cilido qoftë…Shqiptarët s’ia kanë pranuar barin as Enver Hoxhës, s’ia pranojnë barin askujt dhe mos mendojë njeri se mund t’u shesë gënjeshtrat për të vërteta”, theksoi ai.

Ndërkohë Berisha garantoi se PD do të ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA dhe BE-në. “I them vajtorëve të mjerimit se Sali Berisha dhe kjo parti do vendosin marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA”, nënvizoi Berisha. Kujtomë që Berisha shoqërohej dje në takim nga Aldo Bumçi, Klevis Balliu si edhe Flamur Noka, ndërsa u vu re mungesa e deputetëve të këtij qarku, si Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti.

Paraardhëse

Ky fenomen ka shqetësuar sizmologët, tërmeti i fortë “zgjon” Greqinë

Pasardhëse

A rrezikohet Shqipëria nga katastrofa që ka prekur Italinë? Meteorologia Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në vendin tonë

Pasardhëse

A rrezikohet Shqipëria nga katastrofa që ka prekur Italinë? Meteorologia Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në vendin tonë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.