• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha “shkon larg” me deklaratën e radhës: Akademia e Shkencave të Serbisë po përgatit nderimin e Ramës me çmimin e zi ‘Vasa Cubrilloviç’

7 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
46
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministrit Edi Rama do t’i akordohet çmimi i Vaso Çubrilloviçit për merita të veçanta për dëbimin e shqiptarëve nga vendi.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha tha se çmimi është menduar që t’i jepet në Parlamentin e Serbisë.

Ai shtoi me ironi se Akademia e Shkencave të Serbisë ka konstatuar se gjatë 7 viteve të qeverisë Rama, nga Shqipëria janë larguar 744 mijë shqiptarë, kryesisht fëmijë e të rinj.

Sipas Berishës, qeveria e Edi Ramës ka tejkaluar të gjitha spastrimet etnike ndaj shqiptarëvem duke lënë pas spastrimet etnike të Gjeorgjeviçit, Paniçit, Titos, Rankoviçit, Millosheviçit dhe Vuçiçit.

Postimi i plotë:

“Edi Rama laurohet me çmimin Çubrilloviç.

Akademia e Shkencave e Serbisë thuhet se po përgatit vendimin për akordimin e Çmimit të Zi të Vaso Çubrilloviçit për meritat e jashtëzakonshme të dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria Edi Ramës. Në vitet 2014-2018 Rama me politikat e tij të kalkuluara për përzënie të qytetarëve, dëboi nga Shqipëria për në vende të tjera 31% të qytetarëve të saj.

Pra ai meriton çmimin sepse dëboi në 7 vite nga vendi i tij më shumë se sa kanë dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend çdo luftë botërore, lokale apo civile. Akademia i njeh meritë të veçantë Ramës në shkatërrimin e të ardhmes së shqiptarve në Shqipëri. Në doktrinën e tij të spastrimit etnik të trojeve shqiptare, akademiku kriminel Çubrilloviç parashikonte shkatërrimin e nënës shqiptare sepse ajo lind dhe rrit shumë femijë.

Akademia konstaton se në 7 vite kryesisht për shkak të politikave të Edi Ramës vetëm për në hapsirën e BE u larguan 744 mijë shqiptarë nga të cilët 520 mijë janë të rinj dhe femijë. Një komb pa femijë dhe të rinj të ardhme nuk ka.

Akademia thuhet se do kërkojë që nderimi i Ramës të bëhet në Beograd dhe jo në selinë e saj, por në selinë e Parlamentit të Serbisë në seancën plenare të këtij parlamenti në prani të autoriteteve më të larta shtetërore, fetare dhe akademike mbasi spastrimi etnik i shqiptarëve nga Rama tejkalon të gjitha spastrimet etnike të Gjeorgjeviçit, Paniçit, Titos, Rankoviçit, Millosheviçit dhe padronit të tij Vuçiç. #sb”, ka shkruar Berisha.

Paraardhëse

“Kryetarin e PAA, Mark Mollën, e mori”, Agron Duka denoncon pazaret e Ramës për të marrë Shkodrën dhe tolerimin e PD-së

Pasardhëse

“O bukuria Elisa mos t’u prishtë, sa e bukur paske kenë”, politikanët ia marrin valles në Shkodër, nuk mungon Agron Çelaj (VIDEO)

Pasardhëse

"O bukuria Elisa mos t’u prishtë, sa e bukur paske kenë", politikanët ia marrin valles në Shkodër, nuk mungon Agron Çelaj (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.