• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha: Sa të vij në pushtet do rihap aplikacionin TikTok, të rinjtë të shprehin idetë e tyre pa pengesa

23 December, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sali Berisha ka deklaruar se një nga vendimet e para që do të marrë Partia Demokratike sapo të vijë në pushtet pas datës 11 maj, do të jetë hapja e platformës TikTok. Berisha e ka quajtur mbylljen e TikTok-ut nga Qeveria e Edi Ramës si një akt të rëndë ndaj fjalës së lirë, duke argumentuar se Rama e ka mbyllur këtë rrjet social për shkak të dominimit të PD-së në këtë platformë, ku ajo ka pasur një prani shumë më të madhe sesa Partia Socialiste.

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka theksuar se ky vendim i Ramës është një tentativë për të censuruar opozitën dhe për të ndaluar fjalën e lirë, duke përdorur TikTokun si një mjet për të arritur këtë qëllim. Ai e ka quajtur mbylljen e TikTokut një “akt prej xhelati” ndaj të drejtës për liri shprehjeje.

Berisha ka kritikuar edhe argumentin e kryeministrit Rama, i cili tha se mbyllja e TikTok ishte e nevojshme për të mbrojtur të rinjtë nga përmbajtjet e dhunshme. Ai ka thënë se problemet e përdoruesve të platformës nuk duhet të zgjidhen me ndalimin e TikTokut, por me kontrollin e atyre që abuzojnë me përdorimin e saj dhe jo me censurën e gjithsecilit.

Më tej, Berisha ka siguruar të rinjtë dhe të rejat, duke theksuar se pas fitores në zgjedhje, vendimi i parë që do të marrë PD do të jetë heqja e ndalimit të TikTok-ut dhe një hetim i thelluar për aktin e qeverisë, që ai e cilëson si shkelje të Kushtetutës, në veçanti të nenit 22, që garanton lirinë e shprehjes. Berisha ka thënë se ky është një hap që do të marrë Partia Demokratike për të siguruar që fjalën e lirë dhe mundësitë për të rinjtë ta kenë si mjet për të shprehur idetë e tyre pa pengesa.

Paraardhëse

Krishtlindjet, mesazhi i Mitropolitit të Korçës, Imzot Joani: Shpërndani mirësi dhe dashuri

Pasardhëse

Elvana Gjata merr vendimin e papritur pasi nuk u shpall fituese e “Fest 63”

Pasardhëse

Elvana Gjata merr vendimin e papritur pasi nuk u shpall fituese e “Fest 63”

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.