• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha rikthehet pas 11 muajsh në Kuvend/ PS-PD përplasen për Buxhetin e vitit 2025

3 December, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha, rikthehet në Kuvend pas 11 muajsh, duke marrë pjesë në seancën ku do të votohet nen për nen projektbuxheti i vitit 2025.

Rikthimi i Sali Berishës, u shënjua me depozitimin e 34 amendamenteve të PDsë për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij.

Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se dritarja zëvendësoi Parlamentin, teksa u shpreh se rikthimi në Kuvend do të jetë vazhdim i betejës së tij dhe PD-së deri në fitore.

Kuvendi nis sot në orën 10:00 seancën plenare, ku në rend të ditës është projektligji “Për buxhetin e vitit 2025”.

Me urdhër të Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, Kuvendi zhvillon sot seancën për miratimin nen për nen dhe në tërësi të buxhetit të vitit 2025.

Miratimi i buxhetit kërkon shumicë të thjeshtë votash, teksa sot do të shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.

Buxheti i vitit 2025, i diskutuar përgjatë 48 orëve në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, u miratua më 19 nëntor në parim me 75 vota pro, 40 vota kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk morën pjesë në votim.

Buxheti i vitit 2025, është 2 herë më i lartë se ai i vitit 2013, me një total prej rreth 8,2 miliardë euro. Sipas parashikimeve, rritja ekonomike pritet të jetë 3,9%.

Kjo rritje do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat ashtu edhe nga investimet totale në ekonomi. Turizmi po ashtu do të ketë një rol të rëndësishëm.

Borxhi Publik pritet të reduktohet në 55,8% të Produktit të Brendshëm Bruto, nga 56,3% dhe një raporti produktiv midis huamarrjes totale neto të buxhetit dhe shpenzimeve kapitale të qeverisë qendrore, duke realizuar një balancë korente pozitive prej 3,6% të PBB-së.

Sipas parashikimeve në buxhet, në fund të vitit 2024 pritet që papunësia të shkojë në nivelin 10,2%, dhe për vitin 2025 parashikimet janë që norma e papunësisë të zbresë në 9,8% të forcës aktive për punë.

Të ardhurat buxhetore për vitin 2025, parashikohen në masën 754,6 miliardë lekë ose 28,8% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB-së). Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 40,6 miliardë lekë më shumë.

Parashikimet e shpenzimeve për vitin 2025 janë parashikuar në masën 822,7 miliardë lekë ose 31,4% e Produktit të Brendshëm Bruto, me një rritje prej 51,4 miliardë lekë, krahasuar me planin e vitit 2024. Investimet publike përgjatë 2025-2027 do të jenë rreth 6,2%, me një përqendrim te ato me rëndësi strategjike, të lidhura me Planin e Rritjes së BE.

Po ashtu, shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 1,85 miliardë lekë, të fokusuara tek nxitja e punësimit, ujësjellës kanalizimet, shpenzime për veprimtarinë hekurudhore, etj.

Skema e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2025, parashikohet në masën 192,3 miliardë lekë ose 7,3% e PBB. Investimet publike pritet të jenë në masën 6,2% e PBB ose 161,8 miliardë lekë, duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit, si dhe 4,5 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE. Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2024, vëllimi i investimeve publike në vitin 2025, parashikohet me rreth 11 miliardë lekë më shumë.

Ndër projektet më të rëndësishme për infrastrukturën rrugore dhe zhvillimin urban janë Korridori 8 nga Elbasani në Lekaj; bajpasi i Elbasanit; zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës arteria më e rëndësishme industriale e vendit; rehabilitimi i rrugës dytësore Tiranë-Ndroq-Plepa; Berat–Ballaban; Korridori 8 nga Elbasani në Qafë Thanë; projektet e nisura në infrastrukturën e ujësjellës kanalizimeve që kapin vlerën totale prej 11,3 miliardë lekë; projektet e zhvillimit urban të implementuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të financuara me 17.6 miliardë lekë.

Paraardhëse

Mediat italiane shkruajnë lajmin e rëndë “ndërron jetë Kledi Kadiu”, balerini bën veprimin e papritur

Pasardhëse

Grupi Parlamentar i PD del me kërkesë urgjente ndaj kryeministrit Rama

Pasardhëse

Grupi Parlamentar i PD del me kërkesë urgjente ndaj kryeministrit Rama

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.