• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha: Rënia e Euros, situata dramatike. Futen me kontejnerë në Shqipëri, groposen dhe nxirren për ndërtime

9 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sali Berisha shprehet se rënia e euros dëmton masivisht familjet shqiptare. Në konferencën “Rënia e euros, fituesit dhe humbësit”, të organizuar këtë të mërkurë, Kryedemokrati tha se nga raporti i krijuar lekë-euro dhe euro-lekë përfitojnë ‘narkoqeveritarët dhe narkotrafikantët’.

“Jemi sot këtu për një problem shumë tronditës, i cili shoqërohet me një goditje shumë të rëndë të prodhimit, për aq sa eksportet janë motori i fuqishëm i tij. Shoqërohet me një goditje shumë të rëndë të punësimit, për aq sa sektori i eksporteve është një sektor madhor punësimi në këtë vend, shoqërohet me një disbalancë, thellim të mëtejshëm të disbalancës tregtare dhe lëkundje në themel të ekonomisë shqiptare. Janë debate të shumta dhe normale, mbi këtë situatë të zhvlerësimit të pamëshirë të monedhës evropiane, dhe të forcimit jashtë të çdo lloj logjike të lekut shqiptar. Nuk ka diskutim se leku është një simbol kombëtar dhe si i tillë forcimi i tij duhet të jetë çështje krenarie, por në këtë rast është një çështje turpi kombëtar. Kjo sepse ata të cilët përfitojnë nga ky raport i krijuar lekë-euro dhe euro-lek janë narkoqeveritarët dhe narkotrafikatët”.

Sipas Berishës nga ky raport ata që përfitojnë janë ‘përbindëshit e trafiqeve të drogës’, të cilët fusin në Shqipëri euro me kontejner, kamionë, mikrobusë, i mbajnë të groposura dhe i nxjerrin për ndërtime, për të blerë më çmime stratosferike.

“Nga ky raport goditen në masë qindra dhe mijëra familje shqiptare që mbyllin ditën dhe muajt me të ardhurat e tyre në sipërmarrje që eksportojnë. Nga ky raport goditet mbi 30% e popullatës shqiptare e cila jeton, përballon ditën me remitancat e rregullta që u dërgohen nga njerëzit e vet në emigracion dhe nja 40% të tjera që marrin herë pas here dhe i kanë pjesë të llogaritur të buxhetit. Nga ky raport ata që përfitojnë janë përbindëshit e trafiqeve të drogës, të cilët fusin në Shqipëri euro me kontejner, kamionë, mikrobusë, i mbajnë të groposura dhe i nxjerrin për ndërtime, i nxjerrin për të blerë më çmime stratosferike dhe bëjnë që ajo rritje ekonomike jo që të mos shoqërohet me një përmirësim të gjendjes ekonomike të familjeve të thjeshta shqiptare, por përkundrazi me një varfërim më të madh progresiv dhe ajo rritje të shkojë e tëra tek oligarkët dhe klanet e drogës. Situata është dramatike”.– tha ai.

Paraardhëse

Eurodeputeti holandez: Vendet e Ballkanit do të duhet të marrin vendime të vështira shpejt

Pasardhëse

Rama ndan memen, mediat italiane: Kryeministri shqiptar ironizon ikjen e italianëve

Pasardhëse

Rama ndan memen, mediat italiane: Kryeministri shqiptar ironizon ikjen e italianëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.